Gjykata e Lartë ka pranuar kerkesen e prokurorise se Përgjithshme per pyetjen si deshmitare ne gjyqin me te pandehur Durim Bami, per skenarin per vrasjen e deputetit Tom Doshi, te Presidentit të zgjedhur, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, raporton “Panorama”.

Gazetari i “Panorama”, Armand Bajrami raporton se ata janë pjesë e listës me 53 dëshmitarë në total të kërkuar nga organi i akuzës në procesin gjyqësor në ngarkim të deputetit Tom Doshi, ish-deputetit Mark Frroku dhe Durim Bamit, të cilët po gjykohen për akuzën e “kallëzimit të rremë”.
Ne seancen e sotme u vendos te thirren si deshmitare mes te tjeresh, Meta, Rama, Berisha, por do te pyeten pas zgjedhjeve.

Të 53 dëshmitarët e prokurorisë u kërkua të pyeten si të tillë edhe nga mbrojtësi i deputetit Doshi. Njëkohësisht, avokati kërkoi si dëshmitar Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, por gjykata nuk e ka pranuar.
Nga lista e prokurorisë u pranua edhe edhe pyetja si deshmitar e Nard Kokes. Sa per kerkesen e prokurorise per ballafaqim mes Doshit e Tahirit, Doshit dhe Ardian Cipes, Doshit dhe Artan Didit gjykata rezervoi te drejten te shprehet pasi keta persona te jene pyetur si deshmitare.
LISTA
Në listën e dëshmitarëve të kërkuar nga Prokuroria spikasnin krerët e politikës aktuale shqiptare, ndërkohë që në të gjenden dhe deputetë, si Spartak Braho, Petrit Vasili e Monika Kryemadhi, ish-drejtues të Policisë dhe biznesmenë të ndryshëm.
“Me këto deklarime do të vërtetojmë para gjykatës se nuk ka ekzistuar ndonjë plan për eliminimin fizik të të pandehurit Tom Doshi. Ndërkohë do vërtetohet bashkëpunimi mes tre të pandehurve Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami, në krijimin e provave të rreme me qëllim për të ushtruar ndjekje penale ndaj kryetarit të Kuvendit, deklaruesit Ilir Meta, si edhe personave të tjerë”, tha prokurori Xholi, seancen kur akuza beri kerkesen per deshmitaret.
MBROJTJA
Avokati Vladimir Meçi tha në ate seancë se akuza e ngritur ndaj deputetit Tom Doshi nuk qëndron dhe se ai është i pafajshëm.
“Tom Doshi ka pasur bindje se situata ndaj tij ishte reale dhe për këtë ai ka marrë masa për të mbrojtur veten”, tha mbrojtësi. Përveç pyetjes si dëshmitar të kryeprokurorit Llalla, avokati kërkoi edhe ballafaqimin në sallën e gjyqit mes Doshit dhe ish-ministrit Tahiri, si dhe ballafaqim mes Doshit dhe ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Artan Didi, dhe ishkreut të Policisë së Tiranës, Ardian Çipa.
Sipas avokatit, ka pasur qëndrime të kundërta nga ana e ish-zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë. Në emër të të pandehurit Mark Frroku, avokati Tonin Prendi konfirmoi para Kolegjit Penal qëndrimin mohues në lidhje me akuzën.
“Mark Frroku ka mohuar që t’i ketë thënë Tom Doshit dijeninë për ekzistencën e një plani eliminimi fizik ndaj tij. Ndërsa avokati Ilir Murati, mbrojtës i të pandehurit Durim Bami, i tha Kolegjit Penal se në seancat në vijim i mbrojturi prej tij do të paraqitet vetë për të shprehur qëndrimin ndaj akuzës së ngritur.
Komentet