Në lidhje me deklarimin e pasurive të pushtetarëve, ku partneri i pushtetarit del i pasur dhe pushtetari jo, reagon sot në rrjetin social Profesor Përparim Kabo.
Ja si shkruan më poshtë:
“Gjuha gati kirurgjikale e deklarimit të pasurive nga qeveritarët dhe skema mashtruese, partneri im është i pasuri unë jam i/e varfër të ngjallë krupë..
Së paku jini hajdut dinjitozë, sepse që jeni hajna këtë e dinë të gjithë por që qënkeni dhiaksa kjo ju ul poshtë…
Po mirë more birbo si ka mundësi që kreditë tuaja janë me 3% interes,
si ndodh si padashje që gratë apo burrat iu qëllojnë me prona e të pasur,
si ndodh që mezi shtyni muajin dhe nuk iu del të paguani faturat…
hajdutë dhiaksa…
squllësa që i numuroni paratë nëpër nevojtore dhe gjeni llumin që ta bëni bashkëpronarë…
Kot e keni nuk e bleni dot pavdekësinë, ndërsa gjallësinë nuk e bëni dot të lumtur….sepse nuk keni ku i shpenzoni gjithë ato para…edhe me bay pass zorre si keni filluar të bëni…
se edhe plenci iu ka dal kundër…
Mjerë Ju !
Pkabo 27 prill 2016
Komentet