Përfundon zyrtarisht nderimi me emrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu i një segmenti rruge në Uster Masaçusets me çeljen e Festivalit Shqiptar. 40 vitet e traditës së tij në gjirin e Kishës Ortodokse Shqiptare “Fjetja e Shën Marisë”, mundësuan dhe lidhjen me Horën Arbëreshe, në këtë vit të 555 vjetorit përkujtimor të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ishin fillimisht mjediset e Bashkisë së qytetit që pritën takimin e përzemërt mes Kryetari Joseph M. Petty dhe Këshillin Bashkiak dhe miqtë Arbëresh Rosario Peta Kryetar Bashkie në “Piana dei Albanesi” dhe Loris Castriota stërnip i brezit të 15-të Familjes së Kastriotëve, të shoqëruar nga veprimtarë të bashkësisë në përbërje të Kishës dhe Festivalit Shqiptar. Ky takim i përzemërt shkëmbeu dhuratat simbolike të lidhjes së kësaj miqësie mes trashigimtarëve 5 shekullor arbëresh të ardhur në amerikë mes vlëllezërve e motrave shqiptare të vendosur në Uster rreth 130 vite më parë ku kanë gjetur mirënjohjen dhe integrimin përmes punës, ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe traditave në SHBA. Zbulimi i pllakës së emrit “Gjergj Kastioti Skanderbeg” (Honorary Way), nga Këshilli Bashkiak i Usterit ishte një njohje paraprake, pasi shumë shpejtë miqtë e ftuar dhe vendasit do të merrnin pjesë në ngjarjen tjetër të madhe, Festivalin Shqiptar, që është kthyer në një festë për mbarë qytetarët e Usterit dhe për rreth ku deri në mesnatë shijohet kuzhina, muzika dhe vallja shqipëtare. Ky Festival, rikthehet pas 4 vitesh, për shkak të pandemisë, por prej organizatorëve parashikohet se do të jenë tre ditë të bukura, me plot pjesmarrje dhe rijësi. Himnet Kombëtare, Lutja, nderimi i “Skanderbeg Way” mes të pranishëmve u shoqërua nga pjesëmrrja e disa organizatave patriotike, grupit “Vallet Tona” dhe një grupi të gjerë artistësh.
Deri në mesnatë kjo fundjavë e parë e Qershorit mirëpret çdo moshë ku kënga, hareja dhe vallëzimi pushtojnë këtë hapsirë rreth Kishës Ortodokse “Fjetja e Shën Marisë”.