Drejtori i Radiotelevizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi ka pushuar nga kompozitorin e mirënjohur David Tukiqi.
Lajmi bëhet me dije nga vëllai i Davidit, Genc Tukiçi, i cili ka reaguar ashpër në një postim në rrjetet sociale. (Shiko linkun më poshtë).
Ky është një rast skandaloz, ku në valën e shkarkimeve nga Thoma Gëllçi, ka përfunduar edhe kompozitori David Tukiçi.
Ky rast skandaloz tregon edhe një herë vendosmërinë e drejtorit të RTSH në hakmarrjet e tij personale dhe politike.
Më herët, opozita dhe kreu i saj Lulzim Basha, ka akuzuar Thoma Gëllçin se ka shkarkuar personalitete dhe figura të RTSH. Basha kërcënoi se qytetarët do ta nxirrnin zvarrë Gëllçin nga RTSH.
David Tukiçi është i njohur nga publiku shqiptar për krijimtarinë që ka dhënë në muzikë. Me punën e tij ai ka kontribuar me punën e tij në të gjitha zhanret, në kompozime në opera, simfoni, vepra vokale dhe instrumentale, të interpretuara në Shqipëri dhe në botë.
Por, duket se të gjitha kontributet e tij për muzikën shqiptare, nuk vlejnë për drejtorin e RTSH Thoma Gëllçi, i cili në hakmarrjet e tij personale dhe politike nuk kursen askënd, qoftë ky edhe personaliet i shquar si David Tukiçi.
Komentet