Kreu i PD Sali Berisha kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Rama për skandalin me McGonigal.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha theksoi se për demokratët largimi i Ramës është kusht i panegociueshëm, ndërsa e cilësoi atë si armik të PD, e demon të pushtetit.
I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, gazetari dhe analisti Genc Burimi, u shpreh se ky është nja skandal i madh teksa theksoi se drejtësia amerikane funksionin me dy standarte.
Gjithashtu, Burimi u shpreh se ndërkohë që ambasadorja Yuri Kim ‘kërkonte djajtë’ në koridorrin e SPAK, mbante nën fustanin e saj një djall të quajtur Edi Rama.
“Në një demokraci kemi dy shtylla dhe sidomos në Amerikë, kemi Amerikën e drejtësisë, ajo që hetoi dhe po gjykon tani McGonigal, pra një Amerikë të drejtësisë që nuk pyet as për zot në qiell dhe as për imzot në Shtëpinë e Bardhë, kemi dhe gjithashtu një Amerikë tjetër, atë të politikës së Shtëpisë së Bardhë që kur është jashtë shteti nuk është demokratike, që ndjek një agjendë gjeo-politike, të interesit të popullit amerikan. Ishte kjo agjendë gjeo-politke që e bëri amerikën për të çliruar Afganistanin pastaj e lëshoi Afganistanin. Ishte kjo agjendë gjeololitke që kjo Amerikë njëherë pështyu mbi Arabinë Saudite që copëtoi një gazetar amerian, pastaj vajti pas luftës në Ukrainë dhe i shtrëngoi dorën.
Nuk ka asnjë skrupull, këtë gjë bëri dhe me Shqipërinë prandaj ne duhet të jemi thjeshtë të ndërgjegjshëm .
Prandaj unë sot i them amerikanëve pse nuk shpallin Ramën non grata??
Mbi ç’bazë e shpallni Berishën non grata mbi atë rezolutën e Biden për të hetuar korrupsionin jashtë, sepse ky korrupsion dëmton interesat e SHBA kur kanë sot, një ballkanas, Edi Ramën, që bën korrupsion të hapur, që shkon e korrupton një nëpunës të lartë amerikan?
Kemi dy peshore dhe nuk shpallet sot Edi Rama grata sepse vjen Amerika e politikës, e cila po të rrëzojë Edi Ramën nuk ka me kë ta mbushë këtë vakum, do të donte ta mbushte me grupin e Lulzim Bashës por ai grup nuk ka elektorat.
I them sot Yuri Kim, që shkonte koridoreve të SPAK-ut e thoshte ‘kiapni djajtë’ nën fustanin e vet kishte djallin me D të madhe, Edi Ramën, është turp!”, u shpreh Burimi. syri.net