FBI përbëhet nga dy pjesë.
Një pjesë lufton krimin; pjesa tjetër e kryen atë.
Në më të mirën e tyre, agjentët e FBI-së vënë jetën e tyre në vijën e mbrojtjes së publikut. Dhe ndonjëherë ata vriten duke e bërë këtë, siç ndodhi me dy agjentët e FBI-së që u qëlluan dhe u vranë në vitin 2021 në Sunrise, Florida, duke hetuar një rrjet të abuzimeve seksuale me fëmijë.
Ata ishin agjentët speciale Daniel Alfin, 36 vjeç, dhe Laura Schëartzenberger, 43 vjeç, të cilët u qëlluan në përpjekje për të ekzekutuar një urdhër kërkimi, ku një i dyshuar kishte barrikaduar veten në një apartament.
Dyshja, duke punuar jashtë zyrës së FBI në Majemi, kishin hetuar grabitqarët seksualë të fëmijëve, abuzimet seksuale dhe pornografinë e fëmijëve.
Duhet të theksohet se sa efektive mund të jetë FBI kur heton krimin, siç ndodhi kur ndihmoi në hetimin e vrasjes së frikshme të katër studentëve të Universitetit të Idahos, të cilët u masakruan me thikë.
Megjithatë, në rastin më të keq, agjentët e FBI-së janë përfshirë me vrasës të bandave, siç ndodhi me zyrën e Bostonit gjatë epokës së Whitey Bulger, ose duke punuar në Uashington për të shkatërruar Donald Trump në lidhje me mashtrimin për bashkëpunim të fshehtë me rusët.
Ndonjëherë më e keqja dhe më e mira kombinohen, siç ndodhi kur pas një hetimi të FBI-së, Charles McGonigal, një ish-agjent i nivelit të lartë të FBI-së, u padit javën e kaluar për pranimin e një pagese prej 225 mijë dollarësh nga një shtetas amerikan i natyralizuar, i lindur në Shqipëri. Ai jetonte në Nju Xhersi dhe kishte punuar për inteligjencën shqiptare para shumë vitesh.
Paratë thuhet se erdhë nga biznesmeni rus, Oleg Deripaska, për punën që McGonigal kishte bërë duke hetuar një oligark rival. McGonigal kishte mbikëqyrur më herët hetimet për Deripaskën.
Para daljes në pension në vitin 2018, McGonigal kishte mbikëqyrur zyrën e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork.
Ndërsa arrestimi i McGonigal ka tronditur FBI-në, ai ka shkaktuar gjithashtu një stuhi politike në Shqipëri, sepse padia me nëntë akuza për McGonigal zbuloi se McGonigal kishte një marrëdhënie afatgjatë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
McGonigal, pa dijeninë e FBI-së, bëri disa udhëtime në Shqipëri, ku korrupsioni politik dhe pastrimi i parave nga droga janë të shfrenuara, mes viteve 2017 dhe 2018, i shoqëruar nga Personi A, shtetasi shqiptaro-amerikan i paidentifikuar.
Personi B është në ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare dhe këshilltar i Ramës. Të dy personat, A dhe B, kishin interesa financiare në dhënien e licencave për shpim në fushën e naftës. Në atë takim, McGonigal i dorëzoi Ramës ‘parafernalitë’ e FBI-së, sipas aktakuzës.
Një muaj më vonë, McGonigal futi në xhep 80 mijë dollarë në para të gatshme, të dhëna atij nga Personi A në një takim në një makinë të parkuar në Nju Jork, sipas aktakuzës.
Lidhja e Ramës me padinë e McGonigal është një goditje për liderin shqiptar dhe një kthim pas për SHBA-në, e cila ka mbështetur hapur Ramën, një socialist, ndaj armikut të tij politik, Sali Berisha, një ish-kryeministër dhe kreu i Partisë Demokratike të opozitës.
SHBA janë aq thellë në politikën shqiptare, saqë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, si favor për Ramën, u përpoq që të largonte Berishën nga parlamenti, edhe pse Berisha ishte zgjedhur konform rregullave. Berisha do të kërkojë të rrëzojë Ramën në zgjedhjet e vitit 2025.
Berisha, një kardiolog, udhëhoqi lëvizjen për të rrëzuar udhëheqjen komuniste të Shqipërisë në vitin 1991 dhe më vonë ishte kryeministër i saj. Ai është një kundërshtar i vendosur i George Soros dhe i Fondacionit të tij të Shoqërisë së hapur, i cili kërkon të ‘reformojë’ sistemin gjyqësor penal shqiptar siç kanë bërë në SHBA. Berisha e quan Sorosin ‘arkitektin e korrupsionit’.
Ndonëse Berisha ishte jashtë detyrës për tetë vjet, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken e shpalli Berishën persona non-grata, për akuza të paspecifikuara dhe të paprovuara për korrupsion, të cilat Berisha i ka mohuar.
Berisha e ka quajtur hakmarrje, për shkak se Blinken thuhet se ka lidhje të ngushta me Sorosin. Babai i Blinken, Donaldi financoi Arkivat e Shoqërisë së Hapur të Soros në Universiteitn e Evropës Qendrore në Budapest, të cilin e ka themeluar Soros. Soros është nga Hungaria.
Nëse McGonigal flet, të gjithë do të dëgjojnë.