Më 6 maj 2021, Grida Duma do ti bënte thirrje Edi Ramës që të thërriste edhe opozitën në projektin e Portit të Durrësit.
Grida e justifikonte këtë thirrje, duke e krahasuar portin e Durrësit me Kodin Elektoral.
‘Porti i Durrësit për shembull është projekt nacional, nuk mund ta marrësh vetë ti. Në kushtet që e di që real opozita është në rrugë, edhe mund të presësh, siç u ule për kodin elektoral.
Për portin e Durrësit është shumë e madhe se ka të bëjë me pronën publike, koncesionet, pse nuk e thërret opozitën të jetë konstruktive në këtë gjë?’, do të thoshte Duma gjatë një interviste televizive.
Por tani muaj më vonë, kur kanë dalë në publik dokumente komprometuese, pasi kunati i Lulzim Bashës, Erjon Isufi është bashkëpunëtor në ndërtimin e Portit të Durrësit, duket se edhe thirrjet e Gridës në muajin Maj kanë pasur një qëllim të caktuar.
Dhe natyrshëm lind pyetja: A po i bënte Grida Duma thirrje Edi Ramës në emër të ‘kunatit’ për ta bërë pjesë të projektit të Portit të Durrësit?

Komentet