Nuk kanë të reshtur skandalet për ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Pak ditë më parë ai bëri një gafë teksa thirri në një takim për Kosovën ambasadorët e vendeve arabe dhe bashkë me ta edhe ambasadorin e
Izraelit.
Por së fundmi një tjetër skandal ka shpërthyer në zyrën e ministrit. Shefi i tij i kabinetit, Pirro Vëngu rezulton të ketë pasaportë greke, shkruan ‘Panorama’. Kjo ka të mirën dhe të keqen e saj. Vëngu është qytetar europian përpara të gjithë shqiptarëve duke qenë se ka një pasaportë të një vendi të BEsë, por ka edhe të keqe. Prej pak ditësh në zyrën e Vëngut ka mbërritur një thirrje e Ministrisë së Mbrojtjes të Greqisë që ai të kryejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Vëngu është rreth 30 vjeç dhe sipas ligjit të shtetit fqinj ky shërbim kryhet deri në moshën 40 vjeçare.
Legjislacioni në Athinë parashikon kryerjen e shërbimit ushtarak për 18 muaj dhe prej tij mund të shmangen vetëm ata që kanë probleme shëndetësore. Vëngu është prej 2 vjetësh në detyrën e shefit të kabinetit të Ministrit të Jashtëm dhe ka për detyrë të kontrollojë dhe firmosë të gjitha shkresat që kalojnë nga drejtorët te Ministri. Shefi i kabinetit, si pozicion, ka për detyrë të kontrollojë dhe kooordinojë axhendën e ministrit dhe të këshilltarëve të tij.
Komentet