Figueredo është njëri nga shtatë zyrtarët e dikurshëm dhe të tanishëm të FIFA-s të cilët në muajin maj u arrestuan në Zvicër me kërkesë të organeve hetuese amerikane
Ish-nënpresidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Eugenio Figueredo (83), mbërriti në Uruguaj për t’ju përgjigjur akuzave lidhur me skandalin e madh.
Figueredo është njëri nga shtatë zyrtarët e dikurshëm dhe të tanishëm të FIFA-s të cilët në muajin maj u arrestuan në Zvicër me kërkesë të organeve hetuese amerikane. Derisa luftonte kundër ekstradimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai u përball me akuza në Uruguai.
Ish-futbollisti në periudhën nga viti 1997 deri në vitin 2006 ka qenë kryetar i Federatës së Futbollit të Uruguait, ndërsa nga viti 1993 deri në vitin 2013 ka ushtruar funksionin e nënpresidentit të Konfederatës së Futbollit të Amerikës Jugore (CONMEBOL).
Figueredo gjendet mes 14 zyrtarëve dhe bashkëpunëtorëve të FIFA-s që akuzohen për korrupsion. Ngarkohet se ka marrë ryshfet miliona dollarë lidhur me organizimin e “Copa America”.
Prokurori uruguaian, Juan Gomez, për mediat lokale tha se Figueredo në gjykatë do të përballet me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. Autoritetet zvicerane pranuan kërkesën për ekstradimin e tij edhe nga SHBA-të edhe nga Uruguai.
Komentet