Kishin ardhur si Mision Ndihmes per ta ndihmuar dhe reformuar Sistemin e Drejtesise ne Republiken e Kosoves me pervojen e tyre si profesioniste ne fushen e drejtesise, por doli e kunderta. Ne mesin e tyre kishin depertuar edhe mashtrues. Nder ta ishte edhe Gjyqtari Malcolm Simmons, i cili nuk ishte fare i kualifikuar as si avokat, as edhe si Gjyqtar. Kishte arritu te mashtronte dhe falsifikonte edhe kredencialet me rastin e konkurimit te tij ne konkursin per pranim si gjyqtare. Nga ky Non -Sens ne sistemin e drejtesise pesuan RESHAD ZHERKA, XHELAL ZHERKA, NAZMI MUSTAFI DHE MIRELA NDOCI, shtetase e Shqiperise. Kete fakt e kishim shprehur edhe ne seancen e pare te Gjykimit tone ne Gjykaten Komunale Peje -EULEX, me dt. 19.03.2013, por Gjykata nuk kishte perfillur nje kerkese tone dhe kishte marre Aktgjykim denues. Ishim denuar me 4 vjet burg Reshad dhe Xhelal Zherka, Nazmi Mustafi 5 vjet burg dhe Mirela Ndoci 1 vjet burg.
(Shih – https://kallxo.com/gjnk/zherka-nuk-njeh-gjyqtaret-dhe-prokurorin-e-eulex-it/)
Zherka Nuk Njeh Gjyqtarët dhe Prokurorin e EULEX-it
Në Gjykatën Themelore të Pejës, të hënën, vazhdoi gjykimi ndaj ish-prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Nazmi Mustafi, vëllezërve Xhelal e Reshat Zherka, si dhe Mirela Ndocit. I akuzuari Reshat Zherka, refuzoi të japë dëshminë e tij, pasi tha se nuk e njeh gjykatën e as prokurorinë e EULEX-it.
Në Gjykatën Themelore të Pejës, të hënën, vazhdoi gjykimi ndaj ish-prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Nazmi Mustafi, vëllezërve Xhelal e Reshat Zherka, si dhe Mirela Ndocit.
Para trupit gjykues ishte paraparë të deklarohet i akuzuari për “ushtrim të ndikimit”, Reshat Zherka, por ai refuzoi të dëshmojë, pasi tha se nuk njeh gjykatën dhe prokurorinë e EULEX-it.
“Unë para jush nuk jap dëshmi, sepse nuk ju njoh dhe për mua jeni inekzistentë”, tha Reshat Zherka.
———————
Ndersa sot nje Tribunal Nderkombetar i caktuar nga Gjykata Evropiane e Drejtesise ka marre nje vendim me te cilen vertetohet konstatimi edhe i Gjykates Supreme te Mbreterise se Bashkuar se ky shtetas nuk ishte fare gjyqtar as avokat, prandaj edhe nuk i ka plotesuar kriteret per zgjedhje ne sistemin e drejtesise EULEX ne Republiken e Kosoves.
Komentet