Ditari privat i një prej bankierëve më të pasur të Gjermanisë po kërcënon të tërheqë kancelarin Olaf Scholz në një skandal lobimi në një kohë kur kontrolli i tij në pushtet duket gjithnjë e më i brishtë.
Fragmente nga ditari mund të luajnë një rol kyç në gjyqin e Christian Olearius, ish-drejtorit të bankës Hamburg MM Warburg , i cili përballet me 10 vjet burg për akuzat e mashtrimit tatimor.
Fokusi i gjyqit është nëse Z. Olearius e dinte se banka e tij kishte mashtuar me 100 milionë euro për taksat që nuk i kishte paguar kurrë. Megjithatë, marrëdhënia e bankierit me kancelarin Scholz gjithashtu mund të vihet nën shqyrtim, me aktakuzën që përmend kancelarin në 27 raste.
Scholz ishte kryebashkiak i qytetit të tij të lindjes, Hamburgut, kur autoriteti i taksave të qytetit po diskutonte nëse do të kërkonte mbrapsht rreth 50 milionë euro nga banka në fund të 2016.
Ndërsa autoritetet e qytetit fillimisht mohuan që dy personazhet të kishin zhvilluar takime, ditari i sekuestruar në kuadër të hetimeve konfirmon se ata janë takuar në tre raste të veçanta gjatë periudhës në fjalë.
Scholz i ka hedhur poshtë takimet si diçka më shumë se bisedime standarde me një figurë lokale të biznesit, ndërsa të gjitha takimet u zhvilluan ndërsa prokurorët po hetonin z. Olearius për mashtrim.
Scholz, i cili ka mohuar çdo përfshirje në skandalin e mashtrimit tatimor, i hodhi poshtë takimet si diçka më shumë se bisedime standarde me një figurë lokale të biznesit dhe mohoi të ishte në gjendje të kujtonte detajet e bisedës së tyre.
Por shënimet e ditarit japin një tjetër këndvështrim të takimeve.
Në një hyrje, bankieri e përshkroi zotin Scholz si “duke dëgjuar me vëmendje dhe duke bërë pyetje të zgjuara” ndërsa gjithashtu “nuk premtonte asgjë”.
Pas një takimi të dytë, kancelari Scholz thirri bankierin dhe i sugjeroi që t’i dërgonte një dokument që përshkruan argumentin e tij tek senatori i financave të qytetit. Sipas aktakuzës, senatori i financave më vonë ia kaloi dokumentin autoritetit tatimor me një shënim të shkruar me dorë duke i kërkuar që t’i raportonin atij për “gjendjen e punëve”.
Anulimi i një vendimi
Menjëherë pas kësaj, organi tatimor ka anuluar vendimin për të kërkuar mbrapsht paratë e marra me mashtrim. Sipas asaj që shkruhej në ditarin e tij, herën tjetër që Z. Olearius takoi Scholz-in, ai “e falenderoi”. Ndërsa prokurorët kanë vendosur të mos hapin një hetim ndaj kancelarit, kritikët ende pyesin pse kërkesa për pagesën e taksave u hoq.
“Christian Olearius ishte i lidhur shumë mirë në Hamburg, veproi si një përfitues dhe kishte ndikim politik”, tha Gerhard Schick, kreu i OJQ-së kundër korrupsionit Finanzëende.
Mbetet e paqartë se çfarë do të kishte fituar saktësisht zoti Scholz duke ndihmuar bankierin e dështuar, por donacionet e bëra nga MM Ëarburg për Social Demokratët (SPD) të z. Scholz në atë kohë kanë ngritur pikëpyetje nëse një formë shlyerje mund të kishte ndodhur.
Megjithatë, pak njerëz presin që gjyqi i z. Olearius të prodhojë teori të cilat të mund të provojnë se Scholz e ndihmoi drejtpërdrejt atë.
Një seancë dëgjimore për korrupsionin në parlamentin e shtetit të Hamburgut publikoi gjetjen e saj fillestare në vjeshtë dhe arriti në përfundimin se nuk kishte prova që z. Scholz ose zëvendësit e tij ndikuan në vendimin e autoritetit tatimor.
Por ka mundësi që prokuroria të thërrasë si dëshmitar kancelarin?
Më pas mund të ngriheshin pyetje të pakëndshme se pse ai u takua vazhdimisht me drejtuesin e një kompanie nën hetim për akuzat e mashtrimit. Çdo zbulim i mundshëm nga gjyqi i z. Olearius, i cili ka mohuar fajësinë për të gjitha akuzat, vjen në një kohë kur autoriteti i z. Scholz po rrëshqet.
I goditur nga një krizë buxhetore dhe ekonomia me performancën më të keqe në botën e zhvilluar, Scholz tani është kancelari më pak i popullarizuar i këtij shekulli, tregojnë sondazhet./ The Telegraph