Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, vijon turin e takimeve me shqiptarët e Amerikës.
Së fundi, Topalli ka njoftuar se ka vizituar kishën shqiptare në Neë York, ‘kisha e Zojës së Shkodrës’.
Me shqiptarët e diasporës në kishën e Zojës së Shkodrës në Nju Jork.
Topalli ka theksuar se e drejta e emigrantëve për të votuar është një mundësi për të ndikuar në të ardhmen e Shqipërisë.
“Pavarësisht ku jetojmë, zëri ynë ka rëndësi për atdheun tone.”,- është shprehur ajo.
Fjala e plote:
Me shqiptarët në kishën e Zojës së Shkodrës në Neë York:
Të dashur bashkëkombës të diasporës,
Sot, ndërsa gjendem mes jush, zemra më mbushet me krenari dhe emocion. Të jem në këtë kishë, Zojën e Shkodrës, një vend që jo vetëm që është simbol i besimit të thellë , por edhe një strehë shpirtërore.per te gjithe shqiptaret.
Ju keni ndërtuar këtu, larg atdheut, një vend ku Zoti takohet me shpirtin shqiptar, një vend ku lutjet tuaja ngrihen jo vetëm për familjet dhe të dashurit tuaj, por edhe për Shqipërinë, tokën që gjithmonë e mbani të shenjtë në zemrat tuaja.
Ne shqiptarët, që nga kohërat më të lashta, kemi qenë një popull i lidhur fort me besimin dhe kulturën. Malësia e Shkodrës, prej nga vij edhe unë, është dëshmi e kësaj lidhjeje të pandashme, ku feja dhe kombësia kanë ecur gjithmonë krah për krah.
Të jesh shqiptar në mërgim nuk është e lehtë. Ju e dini më mirë se kushdo tjetër sfidat e të ndërtuarit të një jete të re në një vend të huaj. Por ju keni treguar se, me punë të palodhur, sakrificë dhe dashuri për njëri-tjetrin, mund të ruhet identiteti ynë i pasur edhe larg atdheut.
Kisha e Zojës së Shkodrës është më shumë se një vend adhurimi. Është një urë që lidh të shkuarën tonë me të tashmen dhe të ardhmen, që bashkon traditën tonë të shenjtë me sfidat e përditshme të jetës në emigracion. Ajo është një vend ku fëmijët tuaj mësojnë jo vetëm gjuhën e prindërve të tyre, por edhe vlerat që na bëjnë ne shqiptarë të veçantë: mikpritjen, bujarinë, dhe besën.
Jam këtu sot jo vetëm për të përçuar përshëndetjet dhe dashurinë nga vendlindja, por edhe për të dëgjuar historitë tuaja, për të mësuar nga përvojat dhe përkushtimi juaj. Më lejoni të falenderoj secilin prej jush që keni bërë të mundur që komuniteti shqiptar në New York të jetë kaq i fortë dhe i respektuar.
Gjithashtu, dua t’ju inkurajoj të vazhdoni ta mbani të gjallë lidhjen me Shqipërinë. Kombi ynë ka nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tuaj, jo vetëm financiarisht, por edhe shpirtërisht. Kemi nevojë për zërin tuaj, për idetë dhe vizionin tuaj, që Shqipëria të ecë përpara si një vend i denjë për historinë dhe kulturën e saj.
Ne shqiptarët kudo që jemi jemi të bashkuar nga një zemër e përbashkët, një dashuri për njëri-tjetrin dhe për Shqipërinë. Në këtë kishë, ku kombësia jonë takohet me besimin, më lejoni të them se të gjithë ju jeni ambasadorët më të mirë të kombit tonë.
Të dashur bashkëkombës të diasporës,
E drejta për të votuar është një mundësi për të ndikuar në të ardhmen e Shqipërisë. Pavarësisht ku jetojmë, zëri ynë ka rëndësi për atdheun tonë. Le të tregojmë dashurinë dhe përgjegjësinë tonë duke marrë pjesë në votime. Shqipëria na pret, dhe çdo votë është një hap drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë ne.
Votoni për Shqipërinë!
Ju faleminderit për gjithçka që bëni, për familjet tuaja, për komunitetin dhe për Shqipërinë. Zoti ju bekoftë ju, familjet tuaja, dhe vendlindjen tonë të dashur. sn
Uji i trubbullt kullohet vetë. Llomi zskonisht vjen ne fund.
Berisha e pat ne dore 8 vjet. I kishte mundesite te krijonte strukturat per luften kundra korrupcionit, per kthimin e pronave, per krimet e komunizmit. E kunderta ndodhi. Femijet e tij krijuan nje pasuri te papare.
Eshte e turpshme qe nje nenshtetas Shqiptare te gjykohet apo paragjykohet jo vetem nga SHBA por nga asnje shtet ne glob.
Ku e mori gjith kete force Blinken te helli ne gjyq Z.Berisha apo Shqiptare pa permendur pozicione shteterore apo njerezore?!
Ketu shikohet qarte poshtersia,por duhet te shikohet edhe me qarte Blinken dhe spijunat Shqiptare kunder Berishes apo shtetit Shqiptare. Te ju vije turp per konceptin,jeni thjeshte mashtrues dhe injorante shume te vegjel,ose drejt zhdukjes ceshte edhe me e bukura.
Hahaha!
Si nuk ju vjen turp te mbroni nje njeri qe nuk luftoi korrupcionin, qe lejoi droga te lulezonte, qe pasuroi femijet e tij, qe beri pazare me Ilir Metat dhe Fatosat, qe dekoroi njerez qe vune ne litar Havi Nelen.
Dhe keni guxim te dilni kundra Amerikes.
Tash kjo Amerike do te hyje dhe te rishikoje dosjet plot genjeshtra te individeve qe kane pergituar te letrat te jotojne ne SHBA. Keshtu nje shqiptari i qenkan heqe letrat dhe qenka deportuar per fabrikim dokumentash.
http://www.tellalli.al/letra-familja-berisha-do-ndiqet-penalisht-cilet-jane-dy-emrat-e-tjere-qe-mund-te-pasojne-berishen-ne-listen-e-zeze-te-dash/?fbclid=IwAR3-kKl4xqg1DDBujjg1-5tQUTKeT9S4DFvpU02nHmYXTqPUIN8QPp7lda8
Interesant!! Artikullshkruesi nxjerr here pas here koken duke zbatuar ndonje vije sjelljeje, si atehere kur ne 1991 sillte ne Degen e Puneve te Brendshme Shkoder te ndjerin Pjeter Arbnori te takonte kryetarin e deges. Asgje te keqe pervec faktit se dyert i hapeshin kapak dhe se askush nuk i kerkonte llogari se ku po shkonte, packa se kryetar ishte Ç. Taçi…..