VEPRAT E SHOKUT ENVER
Partia, ditë e natë propogandonte: ” Enver Hoxha: Udhëheqësi i Math i popullit shqiptar dhe i revolucionit proletar botëror, teoricieni i shquar dhe mbrojtësi besnik i ideve të marksizmë – leninizmëz kundër të gjithë tradhëtarëve revizionistë u bë i pavdekshëm nëpërmjet veprave që shkruajti të cilat mbeten fanar ndriçimi për fitorën e revolucionit proletar në të gjithë botën.”
Në vitet 70-të, simbas porosisë së partisë , të gjithë mësuesit duhet të blejshin veprat e shokut Enver të cilat studjojoheshin dhe analizoheshin në Format e Edukimit . Për çdo muej na ndalshin në bordero 100 lekë ( çmimi i shitjes së librit), e veprën na e dorëzojshin në shkollë. Unë personalisht, por edhe ndonji shok i veçantë me të cilin kisha besim të plotë e më tregonte si sekret, nuk i patëm lexue kurrë ato vepra. I merrshim librat si të tanë të tjerët, por mandej i hidhshim si mbeturina në nji qoshe në shtëpi. Nji ditë, prej shokut tim të ngushtë, Ben Dedës, mora vesht se shitësi i nji dyqani ” me shumicë” në nji katund i blente veprat e Enverit me 80 lekë, pra vetem me 20 lekë ma pak. Pata qenë çuditë, por edhe gëzue prej këtij zbulimi! Çudija më ka mbetë deri sot, kurse gëzimi ishte i kuptueshëm; me vleren monetare të rikuperueshme prej shitsit mund të kalojshim pak kohë të kandshme me shokun tim në birrari… Shumë kohë mbrapa pata kuptue se të tjerë mësuesa kishin gjetë rrugë me “rendiment ndryshe”; ndrrojshin në librari “veprat e shokut Enver” me libra të tjerë për të cilët kishin interes…!
Më kujtohet se nji prej atyne veprave që më kishte mbetë në shtëpi nuk mujta me ia çue shitësit në katund për shitje sepse kopertinen e kishte të damtueme, megjithate nuk e çova dam.
Kush i kujton ato vjetë, mundet me dëshmue mungesën e letrave higjenike në treg e në vend të tyne , prej nevojës, jo vetem në familjen time, por edhe në të tjerat, filluem me përdorue letrat e gazetave, por ” me kujdes shumë të veçantë” tue seleksionue faqet që kishin fotot e udhëheqsave, sepse, si e kuptoni edhe ju, “nuk shkonte…”! Në rastin konkret, vepra e shokut Enver që kishte kopertinën jo të rregullt, pra foton e damtueme, përfundoi mbi stolin prej druni me ngjyrë jeshile, afer kupës së nevojtores se shtëpisë. Asgja e veçantë, më kujtohet se as që u bisedue në familje ai veprim, ishte ma se i zakonshëm, në fund të fundit aty e kishte vendin vepra e tij…
Kaluen disa ditë, shumë faqe i mungojshin veprës , por edhe shumë të tjera i kishin mbetë. Krejt rastësisht vjen në shtëpi, për konsultë vetjake mjeksore me gruen time, sekretarja e organizatës bazë e partisë së fshatit ku grueja kishte pasë punue para dy vjetëve. Mbas përfundimit të konsultës mjeksore, bisedës e kafes tradicionale, sekretarja pati nevojë me shkue në banjo. Grueja i tregoi derën e banjos e u kthye në dhomën ku po qëndrojshim, më dalloi se isha shumë i shqetësuem, por unë ia preva shkurt: ta sqaroj ma vonë… Mbas pak minutave sekretarja erdhi në dhomë e qetë, pa asnji shqetësim e muhabeti vazhdoi normalisht!
Ndoshta ajo nuk e pat dallue vepren mbi stol, ose e pat dallue dhe nuk donte me e ba problem! Sidoqoftë rasti, çdo gja shkoi mbarë e unë kurrë nuk ia harrova sjelljen e saj miqësore…!
F.G.
( Pjesë e librit ” Dromca kujtimesh” i dërguem për botim)
Lexuesi iinteresuem – Nji pyetje për autorin e shkrimit “S’ka paqë me standartin pa u kthye paskajorja”:
Në shiqim të parë, titulli nuk përputhet me përmbajtjen, por kur lexuesi mendon pak me kujdes, vjen në përfundimin e logjikshëm se edhe atentati kundër integritetit të gjuhës shqipe i vitit 1972 (zyrtarisht: Kongresi i Drejtshkrimit), asht vepër e të gjithëdijshmit, e të gjithëfuqishmit, e strategut historik të të gjitha kohnave, e shokur Enver.
Pyetja asht: si mund të vendoset kjo vepër e tij mbi nji stol druni me ngjyrë jeshile si libri me kopertinë të damtuem dhe me shumë shumë faqe mangut?
Lexuesi i interesuem – Nji pyetje për autorin e shkrimit “S’ka paqë me standartin pa u kthye paskajorja”:

Pyetja: si mund të vendoset kjo vepër e tij mbi nji stol druni me ngjyrë jeshile si libri me kopertinë të damtueme dhe me shumë faqe mangut?