Çifti Neçaj në familjen Lushaj në Shengjin
Pal Neçaj është i mirënjohur edhe për revisten tonë ZemaShqiptare me disa botime të tija më porzi dhe prozë. Është në një moshë të konsiderueshme, 83 vjeçarë, megjithëse mbahet mirë e duket shumë më i ri.
Palin e kam dashamirë të vjetër të familjes e sidomos të babait tim…
Familja e nderuar Neçaj kanë rreth tre dekada në Amerikë dhe jetojnë në zemren e NY, në Manhatan ku është njësoj si dita si nata…, pra dritë! Kam shkruar disa here për Palin dhe familjen e tij si nga Amerika ashtu edhe nga Shengjini në Shqipëri.
Po sot pse po ua sjell Neçajt lexuesve të mi të ndeuar? Sepse nga një herë një fjalë e qëlluar është sa një reportazh, pse jo, një fjalë mund të jete deri edhe subjekt i një romani.
…Këto ditë zotri Pali me bashkshorten e nderuar Prenden zbriten në oborrin e shtëpisë sime në Shengjin. Dhe unë pa ju dhanë doren akoma ju thash:
-Mire se ju ka pru aeroplani në Shqipëri e nipi Doda me makinë në Shengjin!
U përqafuam dhe filluam bisedat tona mund të them “të pafund”.
Pa hyrë akoma brenda, në këmbë në oborr Pali na thotë mua e Sabries:
-Me ju kallxue të drejten, sivjet një fjalë e grues më ka pru në Shqipëri… Dhe vazhdon: -I thash Prendës një ditë se kjo verë është shumë vapë, po edhe ne’ të dy jemi pak si të lodhur e po mendoj të mos shkojmë sivjet në Shqipëri…, po e lëmë për vitin tjetër!
…!
-Prenda u mendua pak dhe ashtu urtë-urtë ma ktheu:
-Po ti si të duash more Pali, po…, a po mendon se vitin tjetër kemi me qenë ma të fortë aa?!
-Telefonova axhensinë e rezervova biletat, -thotë i buzëqeshur Pali.
-Hee të lumtë ajo gojë moj fisnike i thash unë Prendës duke e përqafuar dhe u ulem te shesh-pushimi në hije të Blinit, sa për nisje të kësaj nate të paharruar.
…Besoj se shumë e shumë lexues, sidomos në emigracion, e ndjejnë peshen e kësaj fjale, e gjejnë veten në këtë dialog të thjeshtë.


Shume e bukur thenja e Prendes, shume i gjetur shkrimi. Vertetë janë të rralla gratë që perdorin tash ma fjalen “si te duash♀”. Neçajt jane një çift per ti patur zili.
Me bahet qefi që edhe ju Zeqir Lushaj ashtu menduat e vepruat dhe nuk munguat në At’Dhe as nje vit per 17 vite me radhë nga USA e largët.
Sigurisht, një vite më vonë, një vit më i lodhur…, jo veç Neçajt, por gjithkush.
Respekte për VOAL.CH.
Flm zonja Toska që na ndiqni, na lexoni e na komentoni me fjalë vleresuese e inkurajuese.
Respekte.