voal.ch – Momentalisht në Zvicër ka 21,652 raste Covid 19, (6 prilli 2020), sipas Zyrës Federale të Shëndetësisë (BAG), që ka konfirmuar zyrtarisht 746 vdekje, 70 më tepër se një ditë më parë.
Në Zvicër, numri i të sëmurëve aktivë Covid 19 po bie për herë të parë, pasi gjithnjë e më shumë njerëz shërohen dhe infeksionet e reja të konfirmuara çdo ditë tregojnë norma lineare të rritjes.
Kjo situatë është raportuar nga “Tagesanzeiger”. Të premten ishin zyrtarisht, më shumë të sëmurë se sot.
Nga afërsisht 21,650 raste të konfirmuara korona në Zvicër, 7,300 tani janë rikuperuar, që është rreth 30%.
Kjo konfirmon trendin pozitiv në luftën kundër virusit të koronës në Zvicër.
Sipas një analize të bërë nga Zyra Federale e Shëndetësisë (BAG) 6 prill, kur janë marrë në analizë të moshave të 584 persona që kanë humbur jetën nga Covid-19 situata rezulton sipas tabelës të mëposhtëme.
Nga 584 viktima, 381 raste vdekje të moshës mbi 80 vjeçare; 138 raste ishin midis moshës 70-79 vjeçare; 46 raste të moshës midis 60-69 vjeçare, 1 rast i moshës midis 40 dhe 49 vjeçare dhe 3 raste humbje jete të moshës 30-39 vjeçare.
Ndërkohë të infektzar nga Covid 19 kanë qenë: 78 raste të moshës 0 deri 9 vjeçare; 532 raste të moshës nga 10 deri 19 vjeçare; 2403 raste të moshës 20 deri 29 vjeçare; 2787 raste të moshës 30-39 vjeçare; 3388 raste të moshës 40-49 vjeçare; 4531 raste të moshës 50-59 vjeçare; 2791 raste të moshës 60-69 vjeçare; 2172 raste të moshës 70-79 vjeçare dhe mbi 80 vjeç ka patur 2501 raste.
Mosha mesatare e të ndjerëve është 83 vjet. Nga 584 persona me të dhëna të plota që humbën jetën, 97% kishin një ose më shumë sëmundje paraekzistuese. Tre më të zakonshmet ishin presioni i lartë i gjakut (66%), sëmundje kardiovaskulare (55%) dhe diabeti (28%). /BAG/20Minuten/EB

Komentet