Kryengritësit në Siri thyen bllokadën e imponuar nga qeveria në lagjet që mbahen nga opozita në qytetin e Alepit, një sukses i rëndësishëm ushtarak ky, që u bë shkak për bombardime të reja intensive nga trupat qeveritare.
Njoftimi erdhi nga burime të opozitës, nga banorë dhe nga mediat pro-qeveritare.
Agjencia e lajmeve Associated Press arriti të marrë pamje që tregojnë grupin Nour el-Din Zinki, i mbështetur nga vendet perëndimore, duke vepruar në lagjen Ramouseh, ku u thye bllokada pas luftimeve me forcat qeveritare.
Muajin e kaluar, qeveria siriane mori në kontroll rrugën e vetme që të çon në zonat e mbajtura nga kryengritësit në Alep, dhe kjo u bë shkak për një kundërmësymje të kryengritësve nga jugu i qytetit.
OKB-ja tha se 300.000 ishin bllokuar, duke e bërë Aleppon një nga zonat më të mëdha të rrethuara në Siri.
Komentet