Raportohet se aleanca e luftëtarëve kurdë dhe arabë, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, ka avancuar në një qytet sirian, që është nën kontrollin e grupit ekstremist, Shteti Islamik.
Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, tha sot se ka pasur luftime të ashpra ndërmjet Forcave Demokratike Siriane (FDS) dhe militantëve të IS-it, në pjesën jugperëndimore të vendit Manbij.
Këshilltari i FDS-së, Nasser Haj Manosur, ka konfirmuar se forcat e aleancës kanë lëvizur në këtë qytet nga pjesa veriore e tij dhe kjo ka shkaktuar përleshje me militantët e IS-it.
Manosur tha se trupa të tjera kanë hyrë në Manbij nga pjesa perëndimore.
Në fund të muajit të kaluar, me mbështetjen e forcave speciale të Shteteve të Bashkuara, koalicioni FDS e ka filluar ofensivën për ta marrë kontrollin në Manbij dhe hapëisrat e afërta, për t’i përzënë militantët e Shtetit Islamik nga baza e tyre në lufirin Siri-Turqi.
Komentet