VOAL – Të paktën 37 veta janë vrarë çdo ditë nga armët shpërthyese në zonat e përshkallëzimit tëluftës në Siri, në gjysmën e dytë të vitit 2017, ndërsa që nga fillimi i këtij viti, vetëm në lindje të Ghoutas, në “zonën e gjelbër” në portat e Damaskut, më shumë se 600 vetë u vranë dhe mbi 2 000 u plagosën. Këto janë numrat që gjenden në raportin Save the Children në përvjetorin e shtatë të konfliktit.
Më shumë se dy milionë njerëz, gjysma e të cilëve janë fëmijë, vazhdojnë të jetojnë në zona të vështira për të arritur ose të rrethuar, pa mundësi për të marrë ndihma humanitare, denoncon OJQ-ja. Çdo dy ditë u sulmua një ambulancë dhe çdo tre punëtorë shëndetësorë u plagosën ose u vranë.
Vetëm në muajin shkurt, sipas informacioneve të mbledhura nga organizata, në Ghouta 24 objektet shëndetësore kanë qenë të prekura nga bombardimet, duke shkaktuar ndërprerje të shërbimit për mijëra njerëz që kanë nevojë për kujdes mjekësor, duke përfshirë edhe shumë gra shtatzëna. Për më tepër, numri i fëmijëve të kequshqyer vazhdon të rritet. ansa
Komentet