VOAL – ATHINË – Përkrahësit e programit të kursimeve janë më të shumë se ata që do të votojnë ‘Jo’, siç iu kërkon qeveria e majtë, kur kanë mbetur tashmë 40 orë para se vendi të përcaktojë të ardhmen e tij në eurozonë.
Sondazhi i kryer nga instituti prestigjioz ALCO, botuar në gazetën Ethnos, thotë se kampi ‘Po’ është 44,8 për qind, ndërsa kampi ‘Jo’ është 43,4 për qind. Ndërsa 11,8 për qind janë të pavendosur. Megjithatë gjasat e gabimit të sondazhit mund të shkojnë deri në 3,1 për qind.
Ky referendum do të përcaktojë nëse Greqia do të jetë vendi i parë që do të largohet nga grupi 19 vendesh i Evropës me monedhë të përbashkët.
Sondazhet tregojnë se 74 për qind e grekëve duan të qëndrojnë në euro, dhe vetëm 15 për qind duan të kthehen tek monedha tradicionale. 11 për qind janë të pavendosur.
Kryeministri Alexis Tsipras iu ka kërkuar grekëve të votojnë kundër kushteve “poshtëruese” që kanë vënë kreditorët ndërkombëtarë në një marrëveshje që nuk është më në tryezën e bisedimeve. reuters
Komentet