Voal – Sipas njoftimeve të fundit, dje marina gjermane ka shpëtuar 615 emigrantë përgjatë brigjeve libiane që po përpiqeshin të kalonin Mesdheun dhe rrezikonin të mbyteshin.
Ndërsa sipas Rojës Bregdetare italiane, që koordinon operacionet e shpëtimit në brigjet e Libisë, numri total i emigrantëve të shpëtuar të martën arrin në 951, ku 615 të shpëtuar nga marina gjermane dhe 227 të shpëtuar nga ajo italiane.
Sipas komisionarit të lartë për refugjatët në Kombet e Bashkuara, 9495 emigrantë kanë mbërritur nga deti në Itali që prej fillimit të vitit.
Komentet