Në kinema shkohet për të parë ose shikuar ndonjë film interesant. Në teatër shkohët për të parë ndonjë dramë, skeç ose shfaqje interesante. Në koncert shkohët për të parë dhe dëgjuar ndonjë orkestër, simfoni, muzikë ose melodi të bukur. Në amfitetatër ose akademi shkohët për të dëgjuar, lexuar, mësuar dhe kuptuar. Në luftë shkohët për të vdekur ose fituar. Në politikë dhe diplomaci shkohët duke i njohur, kuptuar, provuar dhe përvetësuar të gjithat nga pak.
Ata shkuan në luftën çlirimtare dhe patriotike kur të tjerëve u pelqente me tepër jeta dhe”robëria e qetë”, se sa liria e rrezikuar!
Dorën në zemër, nuk e kishin lehtë kundër jugokomunistëve ose “delengjinjëve të vegjël” proletarë dhe internacionalistë të “konvertuar” në pacifistë ose “demokratë të butë institucionalistë” që ishin rritur dhe edukar në frymë e shokut Tito dhe Partisë Komunistë të Serbisë ose ish Jugosllavisë. Ata të “krahut demokrat” ose pacifistë, asokohe ishin të shumtë në numër, dhe iu pëlqente kur shtresat ose kategoritë më të prapambetura të shtetit dhe shoqërisë, iu ngrisnin tempuj ose permendore të ndryshme në një kohë të palimit dhe pa kornizë. Iu pèlqente qè liria (çlirimi), shteti dhe pavarèsia e Kosovès, tè zbrisnin ose pioonin nga qielli ku kishin “banuar” ose dimèruar aq shumè kohè!
Atyre të krahut çlirimtarë (liridashës) dhe patriotik, iu duhej të luftonin edhe kundër disa “figurave supreme” ose “madhështore” që i zotëronin dikur edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me gjëmimët e motit ose bubullimat e qiellit! Atëherë pra kur së bashku me kokat e përulura dhe fare bosh që nuk i prente kurrë tehu i shpatës, zgjatej ose shtrihej qafa e tyre poshtë krahut të së cilës, dikur prehëshin tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë. Dikur pra, kur” kokat gjeniale” ose ato “mjekërra demokrate” dhe pacifiste, varëshin ose zhytëshin dikund thellë në gjoks! Aty ku mekèj zëri dhe dridhëshin fjalët e pathëna në një kohë kur popullit (kombit) dhe atdheut të ndodhur nën pranga dhe robëri, u kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i sundimit dhe tiranisë së huaj në fytë e dikund thellë në shpirtë.
Umor vesh se ata nuk lindën ose nuk erdhën në këtë botë për të ditur, si dhe për të fituar dhe merituar gjithëçka. Sigurisht. Por nuk duhet harruar faktin se ata arritën dhe fituan shumëçka ose çdo gjë me guximin, heroizmin, sakrificat dhe vetmohimin e tyre. Dhe, jo duke shpotitur ose ngarendur të përulur dhe kokëposhtë pas mëshirës ose lëmoshës së huaj zyrave ose kancelarive tè botès. Pa ua ditur kurrë lirisë ose çlirimit, as vlerën dhe as kuptimin. Sidomos lirisë, heriozmit, sakrificës, atdhedashurisë dhe krenarisë së njohur atdhetare ose vendlindore (UÇK-s)!
Në luftën ose maratonën e njohur të lirisë (çlirimit) dhe pavarësisë së gjithëmbarshme shtetrore, nacionale dhe politike: thonë se të urtit, të diturit dhe trimat ose heronjtë e vërtetë, ndoçën yllin e dritës dhe shkëlqyen duke e braktisur idenë për t´u bërë “dikushi” ose “dikushat”! (Nuk e kam fjalèn mbi matrapazèt ose profiterèt e luftès dhe pasluftès!)
Në këtë frymë, ne mund t’i urojmë Presidentit, Kryeministri, Kryeparlamentarit, Ministrit, Deputetit ose Diplomatit të mençur, të ditur, tè matur, racional, ekselent, trim dhe patriot: jetë të gjatë dhe shumë suksese të reja në botën ose karierën e tyre nën lutjet dhe sloganet e njohura: Qofshi gjithëmonë të lumtur, ballëlartë, faqebardhë si dhe me mendje pjellore ndaj kombit dhe atdheut.
“Gjërat kryesore që ne duhet t’i mësojmë, nuk janë vetëm drejtshkrimi, skolastika, retorika ose oratoria, por se si të jemi të sjellëshëm, te mirë, të ndërgjegjëm, të urtë, të qetë, të dashur, racional dhe patriot”, predikonte dikur Platoni, duke menduar në kontrollin ose vetkontrollin, arsyen, ndërgjegjën, moralin, urtësinë, racionalitetin, profesionalizmin, edukaten, moralin, kulturèn, disiplinen etj.
Kosova po pret me padurimin ngritjen dhe konstituimin e legjislativit dhe ekzekutivit të ri -nën udhëheqjen e Vetvendosjes dhe liderit të saj, z. Albin Kurti i cili shkëlqeu dhe celebroi dikur si zëdhënës i UÇK-s ose bashkëpunëtorë i z. Adem Demaçi.
Sikur jemi mësuar me aleancat ose koalicionet e ndryshme jologjike ose jonatyrale në Kosovën e pasluftës!
Është interesante dhe jo pak e trishtueshme se si institucionet e njohura vendore dhe ndèrkombtare në Kosovë, i kanë nxjerrë jashtë ligjit, i mohojnè, prolongojnè, kriminalizojnè ose i shpërfillin fare luftën çlirimtare dhe heroike të UÇK-s! Dhe, kjo me tepër me fajin e “faktorit demokrat” ose pacifist atje.
Po t’iu kërkonte dikush popujve tjerëve evroperëndimorë një “haraç” ose sihariq të ngjajshëm paradoksal, reaksionar ose anakronik, do i thërrisnin personelin e neuropsikiatrisè ose psikologjisë klinike! Duke të quajtur njeri i çmendur, bastard dhe kriminel. Por, Kosova është e veçantë më “veçantitë” ose “specifikat” e saj që kundèrmojnë ose kutèrbojnè keq!
Komentet