-Në fillim diçka rreth frikës dhe dyshimëve tona akute, kronike ose permanente:
E kupton njeriun kur ka frikë nga përndjekjet, akuzat, burgosjet, arrestimet, denimet ose përgjithësitë e ndryshme objektive dhe subjektive, gjegjësishtë, morale, ligjore, politike dhe të tjera. Qoftë ai njeri edhe në poste ose funksione të larta shtetërore, qeveritare, politike, partiake, policore, ushtarake dhe të tjera. Apo, kur ëshë në gjak ose konflikt me dikënd tjetër etj. Krejt në rregull kjo. Dakord.
Ama, kurrë dhe asnjëherë nuk mund të kuptosh, arësyetosh ose justifikosh njeriun ose individin atëherë kur ai ikë dhe ka frikë nga e kualuara dhe vetvetja e tij! Sidomos atëherë kur ka frikë dhe.. ikë ose dezerton nga obligimet dhe përgjithësitë e njohura morale, ligjore, politike, institucionale, funksionale, konstitucionale, profesionale dhe të tjera ndaj kombit dhe atdheut. Kjo nuk ka kurrfarë arësyetimi ose justifikimi. Jo.
Dhe, kjo sidomos atëherë kur personi ose individi, duke ikur si dhe duke patur frikë nga vetevetja dhe e kaluara e tyre personale, familjare, profesionale, morale, ligjore etj. I cenojnë dhe shkelin me të dyja këmbët ligjet e njohura kushtetuese ose juridike së bashku me interesat me të larta shtetërore, nacionale dhe politike të një vendi. Duke i shkelur dhe cenuar kështu edhe gjakun e dëshmorëve së bashku me të gjitha çështjet dhe aspektët tjera që kanë të bëjnë me lirinë, pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e përgjithëshëm shtetëror, nacional, politikë, teritorial, gjeografikë etj.
E tërë kjo në emër të faljes, abolimit (abolicionit) dhe rehabilitimit të një personi ose individi nga e kaluara ose përgjithësitë e ndryshme morale, ligjore, shtetërore, nacionale, institucionale, funksionale, profesionale, kadrovike etj. Gjegjësishtë, në emër të epshëve dhe lakmive të tij të pangupura pushtetmbajtëse, karieriste, materiale, profiteriste etj.
Nuk shërohen dhe s´përimrësohen kurrë ata që kanë frikë dhe dyshime ose paragjykime të ndryshme objektive dhe subjektive ndaj vetëvetës si dhe ndaj të së kaluarës së tyre personale, famijare, profesionale etj.
Dhe, aq më pak ata që kanë frikë dhe paragjykime të ndryshme ndaj “kodit” të tyre familjar ose strukturalgjenetikë, apo, edhe me keq, ndaj “pemës” së tyre familjare ose gjenealogjike. Thonë kështu sociopsikologët e shumtë kulturorë dhe politikë.
Se këndejmi, Sigumnd Freudi, pos situatave të rënduara shpirtërore, emocionale, mentale, psikofizike, psikosociale dhe të tjera: Në qendër ose në fokus të psikologjisë individuale e ka vënë (vendosur) edhe situatën erotike të personit ose individit e cila interferohet dhe reflektohet në forma ose menyra të ndryshme eksterne ose eksplikative edhe në “kosmosin” ose “universin” e tij shpirtërorë, emocional ose psikologjikë. Kjo në radhë të parë për faktin se veç situatës ose botës orale ose erotike i kemi edhe botën shpirtërore ose emocionale, botën transcendentale ose metafizike, botën koshiente ose logjike, botën fizike ose organike etj… Ku njeriu në instancë të fundit është sintezë ose simbiozë e botërave ose situatave të ndryshme.
Ndërkaq, sipas Alfred Adlerit si dhe të shumë psikologëve ose analistëve të tjerë, në fokusin ose agjendën kryesore të personit ose individit, janë lufta, lakmia dhe dëshirat e pangopura për fuqi, pasuri, pushtet dhe autoritet të përgjithëshëm ose absolut mbi të tjerët. Gjegjësisht, shquarja ose afirmimi i vazhdueshëm i “egove”, “antiegove” ose”superegove” të tyre tek të tjerët. Qoftë kjo edhe përmes luftërave, konfliktëve, tensionëve, neurozave, psikozave ose depresionëve të ndryshme individuale ose kolektive. Ndaj, sipas tyre , rreth kësaj biocenoze apo, sipas këtij “rrethi vicioz” duhet të ecim dhe të levizim të gjithë. E kundërta e tyre janë lufërat ose konfliktët e ndryshme individuale dhe kolektive.
Të jetojmë duke vdekur apo të vdesim duke jetuar…?!
Sindromët ose simptomet kryesore të frikës:
Shikuar nga aspekti shkencorë ose metodologjik, frika dhe dyshimi janë reaksione ose reagime të brendshme dhe tërësisht normale që i nevojiten organizmit tonër për të reaguar ose për t´ u mbrojtur dhe rezistuar nga problemet, rreziqët (kanosjet) ose katandosjet e ndryshm akute ose kronike që na kanosin dhe shoqërojnë në menyrë individuale ose kolektive. Frika dhe dyshimi parasegjithash bëjnë pjesë në gupin e ndjenjave ose emocionëve të para ose primare që paraqiten relativisht herët. Duke u shtuar dhe zhvilluar gradualisht si proces. Varësisht prej ndjenjave, kanosjeve, situatave ose emocionëve të ndryshme objektive dhe subjektive që e mbështjellin ose e rrethojnë (perthekojne) boten e brendshme shpirterore ose emocionale te personit ose individit. Gjegjesisht, ” kosmosin” ose ” uiiniversin” racional dhe iracional.
Ndërkohë që ndjenjat ose emocionet e brëndshme, në ambiente dhe situata të caktuara eksituese dhe tensionuese që konsiderohen të rrezikshme, infantile ose eskalative dhe ndaj të cilave jemi të paaftë ose të pafuqishëm të rezistojmë dhe reagojmë: Provokojnë ndjenjen e frikës dhe një dyshimi të ndërsjelltë ose permanent që përcillen dhe shoqërohen mëpastaj me paragjykime dhe reaksione të çfarëdollojshme si fobia, paranoja, frika, urrejtja, xhelozia, dyshimi ose paragjykimët tjera individuale ose kolektive. Dhe, kjo në shumë raste pa e njohur as studiuar kurrë njeri tjetrin! Dhe, të cilat shkaktojnë ambiente, atmosfera dhe situata të ndryshme konfliktuoze dhe eskalative në shoqëritë e ndryshme njerëzore, qytetare ose politike kudo në botë. Duke i nxitur dhe provokuar kështu mbrojtjen, hakmarrjen dhe konfliktët tjera individuale dhe kolektive në ambiente dhe cituata të caktuara sociale dhe psikologjike si instikte ose reaksione (reagime) të pakontrolluara, emocionale, iracionale ose negative në organizmin dhe vetëdijen tonë individuale dhe kolektive nga të cilat nuk përfiton askush.
Shih për këtë: Në këtë botë tonën të përbotshme ose infinitive, ekzistojnë njerëz që e ndryshojnë dhe determinojnë jetën dhe personalitetin e vet, ngase i frikësohen vdekjës ,hakmarrjes ose pasojave të tjera objektive dhe subjektive dhe njerëz te tjere që e bëjnë ketë, sepse i gëzohen jetës dhe vlerave të saje globale ose universale. Grupi i parë i këtyre njerëzve jetojne duke vdekur, ndërsa grupi i dytë vdesin duke jetuar. Kjo donë të thotë se pavarësisht asaj se kur do vdesim? Ne duhet të vdesim duke jetuar dhe duke i gëzuar vlerat dhe frytët e jetës. Kjo për faktin se jeta dhe vdekja ( të dyja bashkë ) janë pjesë e një ligji të pandryshuar global ose universal.
Ne në natyrën ose botën tonë jetojmë në diversitete të ndryshme ose në polaritet. Respektivisht, në një harmoni të përgjithshme gjinore, racore, fizike ,sociofizike, teofizike, transcendentale dhe metafizike me njeri tjetrin. Duke i nënkuptuar këtu edhe polin dhe antipolin. Nuk ka asgjë të amshuar ose te perjetshme dhe të jashtëzakonshme në këtë universalitet dhe polaritet të pafund, përveç respektit, besimit dhe dashurisë sonë globale ose universale ndaj jetës dhe kuptimit të saj hyjnor ose universal.
Ajo që mund të quhet e amshuar dhe e përjetshme është vetëm ligji i mosndryshimit. Të tjerat si lindja, zhvillimi, përsosja, shpërbërja, vdekja etj.- janë vetëm ligje ose “procese të zakonshme” të fizikës në natyrë. Ajo që vdes ose që shpërbëhët: Lindë dhe zhvillohet përseri.
Kjo donë të thotë se pa vdekje nuk ka as lindje, nuk ka jetë, nuk ka zhvillim, nuk ka proces as ndryshim.Pa mbarim nuk ka fillim dhe pa fillim nuk ka mbarim. Apo, pa shpërbërje nuk ka ribërje.
Ndaj, të jetojmë duke vdekur, apo të vdesim duke jetuar…?! Ketu qëndron dilema ose esenca kryesore e jetës, botës dhe natyrës sonë njerëzore ose “homo sapiente”.
Komentet