Nuk mund ta duroj gjendjen time shpirtërore:
Unë jam e pakënaqur, llapaqene, joshoqërore.
Unë i urrej këmbët e mia, duart gjithashtu,
Nuk më interesojnë brigjet e largëta kurrku.
Kam frikë nga mëngjesi, drita më kall datën;
Unë e urrej kthimin në shtrat natën.
Mallkoj kë vepron me ndershmëri
As shakanë më pafaj s’e toleroj kurrsesi.
Unë nuk jam e kënaqur me një pikturë, një lexim:
për mua bota është veç pleh e mbeturinë.
Jam cinike, boshe, e ngatërruar.
Nuk e di se si nuk më arrestuan
për atë që unë mendoj. Ëndrrat e vjetra mërguar,
shpirti copë-copë, shqisat torturuar.
Nuk jam e sëmurë, as shëndosh e mirë,
por sigurisht nuk më pëlqen vetja një grimë.
Dhe grindem, lëkundem, rënkoj me frikë e ankim:
Mendoj për vdekjen, për varrimin tim.
Ideja e një burri më trondit, ç’lebeti…
Unë jam gati të bie në dashuri përsëri.
Komentet