Mbi krahët e ëndrrës brodha…
në Evropë pash tjetër jetë, pash tjetër botë.
Hej sa befasira, heeej sa gjë e rrallë,
As, edhe në ëndërr, nuk i kisha parë.
Mirëpo “Eifelin” që pash në Paris
s’kisha për ta ndërruar me një qiparis,
as me një qiparis të vendlindjes sime,
ku me lindi nëna, ku kam sa kujtime.
Fontanat e Londrës në argjend e larë,
s’kisha për t’i ndërruar, as me një ujëvarë.
As me një ujëvarë e as me një gurrë
që ke ti Vuno, që ke ti moj Lurë.
Edhe Koloseun në Romën plot bujë,
s’kisha për ta nd’rruar me kalanë në Krujë.
me kalanë në Krujë, ku osmanët theu,
shpata famëmadhe që kish Skënderbeu.
Plazhet që ka Spanja sikur të m’i falin ,
kurrë s’do ti ndërroja me plazhin e Jalit.
Me plazhin e Jalit që shkëlqen si xham ,
ku kam plot kujtime dhe vendlindjen kam.
Me asgjë, asgjë s’e ndërroj kurrë Jalin ,
sikur gjithë botën mua të ma falin!
Komentet