Kjo qe dita që lumturinë time e pat sjellë:
Ne kemi ecur nëpër natën terr të verbër
Asnjë rrugë, asnjë tingull, asnjë rreze dielli
Veç fytyra jote perëndeshë zemërëmbël.
Për ku po shkonim? Ç’po kërkonim, vallë,
Nëpër pyllin zi si varri? Unë nuk di gjë.
I tronditur dhe i heshtur të ndoqa pas vërdallë,
Sepse tundimi më fliste mua atë natë.
Shkëlqeu në dheun e zi tutje një gëmushë,
Së cilës një rreze dielli në flakë i bëri dush.
Dhe nga zjarri tej seç u lëshua not një perlë,
Nga thëngjilli për tek drita e kaltëroshit qiell.
Dhe sa i kaluam ne gëmushës pranë
Na u shfaq, shiko: kjo gjë e mirë
Kjo flutur e bekuar ferri pis e zhgjyrët
Filloi rreth nesh të vërtitej nëpër flakë
Si me fasho të na lidhë. – Ti qëndrove e nemitur
E më pe në mendime ngashënjyese krejt e zhytur.
Pastaj fare papritmas, ti si e lëkundur
Heshtjen e braktise, nga unë duke u kthyer:
“Si quhet vallë kjo gjëja kaq e bukur?”
Dhe unë u përgjigja, “Sibila emri i saj
Quhet. Kjo do të thotë, siç e di ti mirë:
Ç’po ndodh këtu e ç’do të ndodhë pastaj,
Ajo nuk ia rrëfen askujt. Shih, tash vetëm jemi ne
Nëpër pyllin mesnator. Dhe ti krejt e imja je! “
Komentet