Flamurit Shqipnisë sot i mungon vetem ylli, dhuratë e sllavokomunistëve të Titos…
E pabesueshme! Zgjedhjet e zhvillueme mbi 30 vjet mbas ramjes së Murit Berlinit, në një nga shtetet ma të shkallmueme nga diktatura komuniste, në Shqipninë e Kastriotit dhe të Nanë Terezes, me dijeninë e Amerikës dhe Europës, po vendosë një diktaturë të re e tipit “modern”, ku klika diktatoriale enveriste po kerkon sundimin një partiak të një grupi mafioz politik e kriminal, me trashigimtarët e kriminelëve të 75 vjetve diktaturë.
Ka nga ata ashtu si në Dhjetorin e 1945… Edhe këto aventura komuniste i quen zgjedhje. Mos harroni se per Shqiptarët z. Kissinger ka shkrue në librin Diplomacia këta rreshta: “Prova ma e sakta e mashtrimeve të Stalinit për ata ‘premtime’ ishin zgjedhjet që po përgatiteshin në Jugosllavi, dhe shtetin e varun prej saj në Shqipninë komuniste”.
■Nëse historia e BRSS nuk do t’i harrojë kurrë “Gulagët” e Stalinit, apo ata tmerret e kampeve të shfarosjeve në Siberi… As Populli Shqiptar nuk do të fundosin në “Arkivin e Harresës” asnjëherë: Torturat, masakrat dhe zhdukjet e bame nga hetuesit dhe vrasësit komunistë, nder 26 Burgjet dhe hetuesit e Shkodres nga 1944.., e përgjithmonë, ashtusi nder 40 kampet e shfarosjes komuniste në gjithë Shqipninë e robnueme per 50 vjet…
■Me 25 Prill 1993, Papa Gjon Pali II, perballë Monumentit të Kastriotit në Tiranë tha: “Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit. Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian dhe, asht e domosdoshme që Europa mos t’ Ju harrojë”.
Fatkeqsisht, duhet thanë se veprimet e qeverisë shqiptare e lidhun me mafien tue veprue haptas dhe mësheftas me sllavet e Pashiqit dhe Titos, apo grekët dhe “vëllezërit” turq… kanë tregue botnisht me 30 Qershor, se mafiozët kriminelë shqiptarë pasues të denjë të diktatorëve barbarë po shenojnë në “Historinë e Shqipnisë”, “Diten e Diktaturës së Re” per të cilen krenohet Edi Rama me 22 mijë policët e tij, të cilët i sigurojnë kolltukun…
Flitet edhe per një “opozitë” që flenë nder çadra, si dikur endacakët afrikanë.., që edhe ata mbajnë në një dorë thiken kercnuese kunder Opozitarëve të vertetë, ndersa në doren tjeter kanë armen me të cilen pergatisin po kje nevoja “luften vllavrasëse”, mjeshtri jo e panjohun nga partizanët tanë “trima” që në vitin 1943 – 44, parardhësit barbar të tyne.
Ata ishin edhe partizanët “fitimtarë” që patne mbushë malet me morra… Po, ecen me kohen dhe, sot xhepat e tyne u janë ba hebe… Mos me i njoh as “bashkluftarët” e vet…
Shqipnia dikur “Europjane” asht kthye në një vater të rrezikshme “lufte civile”, që në një moment kritik të shteteve fqinjë, mund të kthehet prej tyne në vater zjarri shkatrruese…
Ylli i kuq në Flamurin kombtar nuk asht tjeter vetem drogë per pushtetarët e Rilindjes!
E vrastarët mbetem gjithmonë vrastarë! Droga dhe dollari i shtyjnë me vra vllaun e vet!
Takohën Dy Burra!
Njeni me shpatë të futun në kllef e, Tjetri me Kryq në krahnor!
Asht Skenderbeu përballë Karol Vojtilës!
Asht Shqiptari përballë Polakut që paqë nuk ban me hasmin to . . .
Një prej njohësve më të mirë të veprimtarisë historike të “Vatrës”, i cili shërbeu në gjirin e saj 60 vjet, shkroi afër 40 vjet më parë: “E premtja e zezë 7 Prilli 1939 i gjeti vatranët . . .
Pas ndryshimit të flamurit më 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të lirisë . . .
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Prill 2025
“The Paris Telegram” ka botuar, të shtunën e 26 marsit 1927, në ballinë, letrën e Qazim Qemal Bej Vlorës, djalit të Ismail Bej Qemalit, për të . . .
Mbreti Zog I (1895 – 1961)
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Prill 2025
“Sunday Dispatch” ka botuar, të dielën e 19 shtatorit 1943, në faqen n°3, intervistën ekskluzive asokohe me Mbreti . . .
Ish-mbreti i Shqipërisë Ahmed Zogu dhe ish-Mbretëresha Geraldinë largohen nga hoteli “Kemeri”. Te porta ishin motrat e mbretit, princeshat. — Burimi : Atpūta, 21 korrik 1939, faqe n°13
. . .
PAPA GJON PALI II TAKON NANEN TEREZA N’SHKODER
FESTË E MADHE !
Janë rreshtue katunde e qytete, asht rreshtue Kruja, Kurbini, Mati, Sapa, Zadrima, Troshani e Lezha e Misionarëve Fishta . . .
“Beetz Brother” është një kompani që prodhon dokumentarët investagativë më të mirë në Europë.
Këtë herë, në vëmendjen e tyre ka qenë shteti i Edi Rramës, të cilin ata e etiketojnë s . . .
Ndër krimet e spikatura të komunistëve në fillimet e pushtetit të tyre, por që është vërejtur edhe në vitet e tjera si dukuri, është procesi i spastrimit të qyteteve nga “reaksionarët”. . . .
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Prill 2025
Gazeta finlandeze “Mikkelin Sanomat” ka botuar, të enjten e 3 gushtit 1939, në faqen n°3, intervistën ekskluzive asokohe me mbretin Zog në Oslo . . .
Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të lirisë . . .
PREJ ROMET N’SHKODER…1993.
Si sot kujtoj: Janë këta dy njerëz të mëdhaj per të cilët më kanë rrigue lotët pa e kuptue pse, kur unë kam ndigjue lajmin e vdekjes së Tyne…Për President . . .
Komentet