Si vdes demokracia?
Vdes për shkak të votës!
Si vdes demokracia?
Vdes prej heshtjes.
Në cdo vend neo diktatorial patronazhimi i votës con në pushtetin pa limit kohe e kufij institucional të diktatorit.
Patronazhimi i votës sjell shtypjen e egër të cdo opinioni kundër, mbylljen e çdo realiteti të pavarur dhe burgosjen masive të kundërshtarëve realë o të mundshëm.
Demokracia vdes nga kodi i heshtjes.
Pas indiferencës, arrogancës, dhunês, kërcënimit, shantazhit, gënjeshtrës, mashtrimit me pushtet, në Shqipëri kodi i heshtjes është ai më i rrezikshmi.
Kodi i heshtjes është dhuna për të imponuar rregullin e antiligjeve.
Heshtja është konsensusi me botën e krimit, heshtje për të penguar ndëshkimin e saj, heshtje ndaj gabimeve për të fshehur të vërteta, heshtje nga pasojat e krimeve.
Kodi i heshtjes është pajtimi me votën e neodiktaturës.
Kodi i heshtjes është frika!
Kodi i heshtjes është vota e patronazhuar.
Kodi i heshtjes është rehatia për të mos ekspozuar, mos komentuar, mos denoncuar, për të mos protestuar!
Kodi i heshtjes është si ajo dora që heq gënjeshtat e pjekura mbi zjarr e që do t’i ha dikush tjetër.
Këto tre-katër vitet e fundit, pushteti në Shqipëri ka prodhuar megaskandale që mund të shkundinin qeverinë e cdo vendi në botë, qoftë i botës së tretë apo i vendeve në zhvillim!
Ministra, drejtorë, funskionarë të lartë, deputetë, Kryetarë Bashkie, njerëz në postet më strategjike për sigurinë e rendin kombëtar, janë përfshirë në dosje hetimore sic janë dhe toka e pasuri kombëtare.
Heshtje e kod heshtje për gjoba buxhetore që qytetarët duhet të paguajnë nga gabimet e shtetit.
Mafia blen me heshtje gjithcka që është në shitje shpirtin e personave, demokracinë e votën.
30 dhjetor 2023.
Po mbyllet dhe ky vit heshtje.