Fillimi i ndërtimit të godinës në Bazën Detare të Shëngjinit daton në nëntor 2020, me urdhëra verbal me justifikimin se prona kishte dalë jashtë Planit të Vendosjes dhe Përhapjes (PVP) në vitin 2016. Në fakt, në vitin 2016 me një truk administrativ prona e Bazës Detare të Shëngjinit, e miratuar nga Presidenti në PVP në vitin 2014, ishte ndarë në tre prona, dy prej të cilave në mënyrë të jashligjëshme konsidetoheshin jashtë PVP.
Gjatë kohës që drejtoja Forcën Detare, kam patur komunikime zyrtare ku kam deklaruar se sipas PVP të vitit 2014, edhe pse prona ishte ndarë në tre prona, privatit nuk mund ti kthehej prona, pasi për pronat në PVP nuk e lejon ligjit për pronën publije. Në një rast privati ka shqyer gardhin për të filluar punimet, por nuk ështê mbyllur me kaq. U thirrë Policia Ushtarake dhe Policia e Shtetit, u bë kallēzim penal dhe u rivendos gjendja.
Po le të kthehrmi tek godina 4-katëshe tashmë nën sekuestro preventive me vendim gjykate.
Në muajin nëntor 2020 nisën punimet e godinës brenda bazës me shkelje syri. Në fillimi të muajit dhjetor e bëra publike shkeljen ligjore.
Në 18 dhjetor 2020 ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Bajram Begaj nxjerr një urdhër që Pllicia Ushtarake të vendoset në Shëngjin për të ndihmuar Forcën Detare në sigurimin e Bazës detare të Shëngjiit dhe moslejimin e punimeve;
Në 19 dhjetor 2020 komandanti i Bazës Detare tē Shëngjinit i kërkon drejtuesit të Policisë Ushtarske të vendosur në bazë që ta ndihmojë të nxjerri jashtë bazës punonjësit civile të firmës private që ndërtonte pallatin. Policia Ushtarake refizon ta ndihmojë.
20 dhjetor 2020 komandanti i Bazës Detare të Shëngjinit i raporton komandantit të Forcës Detare se Policua Ushtarake nuk po e ndihmon për zbatimin e urdhërit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm për sigutimin e bazës dhe pezullimin e punimeve në godinë.
22 dhjetor 2020 ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Bajram Begaj i propozon Ministrit të Mbrojtjes lirimin nga detyra të komandantit të Bazës Detare të Shëngjinit;
23 dhjetor 2020 me urdhërin nr. 1638 ish-Ministri i Mbrojtjes Olta Xhaçka liron nga detyra pa motivacion konandantin e Bazës Detare të Shëngjinit.
Deri në 23 dhjetor 2020 godina ishte në katllavan. Punimet e godinës u ndërprenë me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi në 6 mars 2021 kur godina kishte mbërritur në katin e katërt. Moszbatimi i urdhërit nga drejtiesit ushtarak, sipas nenit 47 të Kodit Penal Ushtarsk përbën vepër penale. Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Bajram Begaj nuk hetojë apo kallëzojë penalidht asnjë komandant që nuk kishte zbatuar urdhërin e tij, por bashkë me Ministrin e Mbrojtjes shkarkoi nga detyra atë që kërkonte zbatiminve urdhërit të Shefit të Shtabt të Përgjithshëm.