Shqiptaro-amerikani Martin Shkreli, që konsiderohet si më i urryeri shqiptar aktualisht në botë, u arrestua ditën e sotme nga FBI-ja në SHBA për evazion fiskal
Shkreli u bë i njohur për rritjen e çmimeve të medikamenteve për të sëmurët me HIV, të cilat kushtonin nga 13 dollarë dhe pas ndërhyrjes së tij, shkuan në 750 dollarë.
Tashmë vijnë fotot e Shkrelit, në momentin e arrestimit. Ai shfaqet i qetë dhe i veshur në mënyrë sportive.
Martin Shkreli, që u bë drejtor i Përgjithshëm i kompanisë farmaceutike amerikane është arrestuar me akuzën e mashtrimit të falsifikimit të letrave me vlerë, në firmën që ai themeloi.
32-vjeçari, i cili ndezi një stuhi mbi çmimet e drogës në shtator të këtij viti u arrestua me akuzën e përdorimit në mënyrë të paligjshme të aksioneve të Retrophin Inc, një firmë bioteknologjike që themeloi në vitin 2011.
Sipas Bloomberg ai ka përdorur këto aksione për të paguar borxhet nga marrëveshjet që nuk kishin lidhje me atë biznes, dhe për këtë shkelje është paditur nga bordi I tij.
Shkreli u quajt si “njeriu më i urryer i vitit” pasi bleu të drejtat e ilaçit Daraprim, një trajtim për sistemin imunitar në ndihmë të të prekurve me HIV, duke e rritur çmimin e tij me një shifër marramendase.
Komentet