Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit/ Dieta ushqimore e të burgosurve dhe kostot e tjera të jetesës së tyre në burgjet komuniste shqiptare ishin shpesh objekt diskutimesh në Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Ekonomisë dhe këshillin e Ministrave. Nevoja e tyre për mbijetesë shiheshin nag shteti shqiptar si barrë ekonomike për të cilën duheshin gjetur mënyrat për ta përballuar. Kjo sidomos për shtresën e të burgosurve të cilët nuk punonin. Ata kishin normat më të ulëta të ushqimit dhe mjeteve të higjenës. Për ta duhet të mendonin dhe sakrifikonin të afërmit për t’i mbajtur me ushqime, vëshmbathje etj.
Por mes të burgosurve që nuk punonin, ishte edhe një kategori të cilët nuk merrnin asnjë ndihmë nga familjet. Pjesa dërrmuese e tyre ishin të burgosurit me shtetësi të huaj.
Ata ishin bërë objekt diskutimi pas një propozimi të Minsitrisë së Brendshme dërguar Këshillit të Ministrave në vitin 1958 për t’u dhënë atyre 5 gram cigare duhan në ditë. Propozimi bëhej nga Kadri Hazbiu i cili argumentonte se kjo kategori të burgosurish nuk kishin familjarë, të cilët mund ti ndihmonin dhe propozonte që këtë sasi duhani rreth 55 kg në vit me një kosto 33 mijë lekë tua siguronte vetë Ministria e Brendshme. Propozimi i dërgohej Këshillit të Ministrave për miratim dhe nga korrespodenca del se kërkesa kishte gjetur zbatim. Më poshte i sjellim të plota në “Kujto.al”, dy dokumentet që flasin për këtë temë.
Dokumenti i parë
Republika Popullore e Shqipërisë
Ministria e Punëve të brendshme
Drejtoria ekonomike
Dega e ushqimit
Nr.18 prot.
Sekret
Ekzemplar nr.1
Tiranë më 8.1.1958
Landa: Mbi furnizimin me 5 gramë cingare në ditë të burgosurit me shtetësi të huaj, që nuk punojnë.
Kryeministrisë
Tiranë
Meqenëse të burgosurit me shtetësi të huaj që nuk punojnë nuk kanë njeri të tyren në Shqipëri për t’i ndihmuar, ky dikaster mendon dhe propozon që t’aprovohet furnizimi i tyre me nga 5 (pesë) gramë cingare të kualiteitt të III-të ën ditë.
Këtë të drjetë ta përfitojnë vetëm ata që e pijnë duhanin.
Efekti vjetor i shpenzimit do t ëjetë vetëm 55 kg. cingare, baraz me 33.000 lek, shpenzim, i cili përballohet nga kontigjentet e aprovuara për këtë dikaster në planin e vitit 1958.
Ngjitur ju paraqesim projekt-vendimin përkatës.
Mundësisht përfundimi të na njoftohet.
Ministria e Punëve të Brendshme
Gjeneral-Lejtnant
Kadri Hazbiu
(Firma)
Dokumenti i dytë
Këshilli i MInistrave
Vendim
Nr… Datë…
Këshilli I ministrave të Repub;likës Popullore të shqipëriusë, në mbledhjen e tij të datës …, me propozimin e Ministrisë P.të Brendshmë,
Vendosi:
- – të burgosurit me shtetësi të huaj, që nuk punojnë dhe që pijnë duhan, të furnozphen , me nga 5 (pesë) gram cingare të kualiteitt III-të në ditët./
- – Ky shpenzim, për vititn 1958 të përballohet nga kontigjentet e aprovuara për Ministrinë e P.brendshme
- – me zbatimin e ëktij vendimi ngarkohet Minsitria e Punëve të brendshme./
- Ky vendim të hyjë në fuqi me një herë.
Kryetar i këshillit të Minsitrave
Mehmet Shehu
Sekretar i përgjithshëm
Spiro Rusha


Komentet