Si të të quaj?
Engjëll, magjistricë e Vagabonde?
Me ata sy të kthjellët
dhe atë përrua fjalësh:
Më bëre skllav në gjysmësekonde!
Në gjysmësekonde!
Dhe u trete…
Tani, unë shpeshherë rri flas me vete,
sikur edhe vetë drita m’u shua –
E pyes pareshtur gjithë tmerr:
Ku do ta ndesh sërishmi këtë grua?
Ku do ta kap këtë xixëllonjë nëpër terr?
Tiranë, 23 shtator 1992
(Nga libri “Bëjmë sikur” 1995)
Komentet