Në ditët e sotme lajmet arrijnë dhe shpërndahen nga të gjitha anët. Lajmi i bashkangjitet opinionit sikurse bleta në mjaltë. Lajmet e kanë mënyrën e tyre të përhapjes të papenguar nga askush,…ato vetë flasin, vallëzojnë dhe këndojnë !
Nganjëherë lajmet bëhen pjesë e jetës sonë në mënyrën më të keqe të mundshme. Lajmet e këqija trokasin me forcë në timpanin, për të hyrë zhurmshëm në veshët tonë, duke u bërë në heshtje pjesë ndëshkuese e jona !
Ky lloj sensacioni, fillimisht ngacmon e pastaj bllokon çdo pjesë të trurit tonë.
Pastaj lajmi ndalet, nuk leviz nga truri ynë,…qendron aty ku e kemi vendosur.
Edhe pse largë zemrës, shpeshëherë na bënë të vuajmë ! Përballja me të keqën nuk është e njëllojshme sikurse me të mirën.
Do të dëshironim shumë, të mos përballemi me lajme të këqija, të rënda dhe të mundimshme. Me kënaqësi do ta bënim të kundërtën, për çka e parashtroj pyetjen: a mundemi ne të vegjëlit e informacionit (opinionistët, analistët dhe gazetarët) për të bllokuar informacionet që nuk na pëleqejnë ?
Me siguri se jo, pasi botës së sotme i duhen informacionet e të gjitha llojeve. Eshtë e pamundur përzgjedhja e lajmeve të sakta kundrejt atyre të gabuara, të mirave kundrejt të këqijave,…pasi kriterët për seleksioninim e tyre në botën e informacionit modern akoma nuk ekzistojnë.
Ky nuk do të ishte bllokim i nformacionit, do të ishte paaftësi dhe mosguxim për ballafaqim me dezinformatën. Ajo që u mbetët gazetarëve është paraqitja në mënyrë besnike e lajmit, që kuptohet dhe vërtetohet në mënyrë të thjeshtë në përditshmërinë tonë.
Kush jemi ne për të ndrydhur të vërtetën nga e pavërteta, të mirën nga e keqja, të vërtetën nga e gabuara ! Nuk jemi ne rrobaqepës të prejmë, ngushtojmë apo zgjerojmë, zgjatim apo ngushtojmë sipas dëshirës apo porosisë së dikujtë tjetër.
Zanati i shpërndarjes së lajmit të vërtetë është sa i vështirë po aq edhe sfidues.
Lajmi duhet të prezantohet ashtu si është, i pangjyrosur, i pandryshuar dhe i pa konservuar për të qenë i vërtetë.
Shpeshëherë na ndodhë të lexojmë të njëjtin lajm apo informacion në versione të ndryshme,…saqë lexuesi e ka tepër të vështirë të bindet për ngjarjen që e ka vetëm një të vërtetë !
Informimi i drejtë është i mirë për sot dhe për gjeneratat tona të ardhshme. I tillë duhet të mbetët përgjithmonë; transparent, i besueshëm,….për të mbetur sa më gjatë në kujtesën e lexuesve.
Në të kundërtën çdo shtrëmbërim i lajmit dhe së vërtetës sot e mjegullon të ardhmën e gazetarisë dhe humbë interesimine lexuesit nesër.
Analistëve, opinionistëve dhe gazetarëve u mbetët t’i kundërvihen gënjeshtrave me tentativë, ta demantojnë dhe ç’montojnë në tërësi lajmin apo informatën tendencioze për mashtrim apo manipulim të opinionit,…duke e dëshmuar me argumente bindëse të vërtetën që kërkon lexuesi.
Se në të vërtetë jemi të rrezikuar nga lajmet e pavërteta e tregon rasti i fundit i ndalimit të liderit të AAK-së në Lubjanë nga autoritetet sllovene. U prodhuan aq shumë lajme dhe informacione të pavërteta duke e shëndrruar në “odiseadë” të pavërtetash rastin e tij,…për t’i vënë majën siq thotë populli me superlajmin e portalit “LAJMEXPRESS.INFO”, të datës 21 qershor në të cilin shkruante, po citoj; “Ramush Haradinaj është helmuar në Slloveni, ai ka edhe tre muaj jetë”.
Se a janë këto lajme me porosi e të pakënaqurëve me lirimin e tij apo janë turbolenca të dikujt tjetër nuk e di, por vërtetë është e habitshme si ka arritur të shkoj kaq largë imagjinata e fallegjinjëve në Kosovë !
Komentet