Janë shumë faktorë që shkaktojnë dhimbjet e gjunjëve të ndikuara kryesisht nga Artriti, Osteoartriti, Artriti reumatoid dhe septik, cistet e gjurit apo frakturat.
Është një nga problemet më të zakonshme shëndetësore që sigurisht i prek të gjithë.
Dhimbjet e gjunjëve janë të padurueshme dhe therrëse dhe frenojnë tërësisht aktivitetin normal fizik.
Sipas ekspertëve zakonisht dhimbja e gjunjëve shoqërohet me enjtjen e tyre, kufizimin e lëvizjeve normale të gjymtyrëve, probleme me ngjitjen dhe zbritjen e shkallëve, qëndrimin në këmbë apo ulur, mbledhje e ujit tek gjunjët duke shkaktuar dhimbje të forta.
Gjithashtu, dhimbja e gjunjëve shkaktohet edhe si pasojë e reumatizmës. Kjo sëmundje ndikon në enjtjen e gjunjëve, skuqjen e tyre e madje edhe në rritjen e temperaturës së trupit, vështirësi në ecje si dhe përkulje gjithashtu.
AgroWeb.org u sugjeron më poshtë disa metoda krejt efikase për lehtësimin e dhimbjeve të gjunjëve përmes kurave natyrale në shtëpi si dhe përzgjedhjes së ushqimeve të duhura.
Kura Natyrale
-Vendosni kompresa me akull te pjesa e gjurit që ju dhemb. Mbajeni për 20 minuta dhe bëjeni këtë ritual gjatë ditës.
-Shtrëngoni pjesën e gjurit që ju dhemb përmes një fashe elastike.
-Mundohuni të pushoni sa më shumë duke evituar lodhjen e gjunjëve. Bëni ecje të ngadalta të cilat nuk ndikojnë në futjen e gjunjëve në një aktivitet të plotë.
-Vendosni jastëkë të mëdhenj poshtë gjunjëve teksa pushoni.
-Hidhni një lugë gjelle me piper të kuq në një filxhan me vaj ulliri. Përzjejini bashkë derisa masa të bëhet homogjene dhe masazhoni pjesët e gjurit në zonën që ju dhemb. Këtë ritual mund ta bëni dy herë në ditë për një javë.
Kura përmes ushqimit
-Ju mund të lehtësoni dhimbjen e gjunjëve përmes një diete të mirë ushqimore me produkte që janë të pasura me vitamina dhe antioksidantë.
-Peshku përmban vitamina B, si vitaminën B6, e cila lufton aneminë. Si dhe vitaminën D, që është shumë e rëndësishme për asimilimin e kalciumit, element jetik ky për forcimin e kockave.
-Portokallet, duke përmbajtur një sasi të konsiderueshme vitamine C, forcojnë kockat dhe imunitetin.
-Perimet me gjethe ( spinaq, lëpjetë etj) janë burim i shkëlqyer i vitaminave antioksidative A dhe C, luteinës dhe beta karotenit. Kur këto kompozime bashkohen krijojnë mbrojtje të shkëlqyer nga krijimi i shumë sëmundjeve.
-Bajamet janë burime të pasura me vitamina dhe minerale. Bajamet paraqesin një nga komponentët bazë për energji si dhe vlera ushyese.
-Xhinxher njihet si një nga produktet më të çmuara me përdorimin e gjerë të tij në lehtësimin e dhimbjeve nga komplikacione të ndryshme shëndetësore.
[Burimi: AgroWeb.org]
*Informacioni i mësipërm është përgatitur nga një grup mjekësh shqiptarë dhe të huaj të shoqatës AlbaMedicum që kontribuojnë vullnetarisht në sistemin shëndetësor shqiptar.
Prsh…jam nga berati..dhe jam 37vjece…kam shum dhimbje gjunjesh deri posht tek kycet e kembeve…nuk i zbres ..e nuk i ngjis dot shkallet ngaqe kam shum dhimbje…cfar mund te me keshilloni…pres pergj tuaj..faleminderit..
Pershendetje jam shum e semur nga dhimja e gjunjet nga duar me dhembin shum i kam gishtat e ejtura nuk i leviz dot jam shum keq pi ilace pertizon naproksen nuk me pushon dhimja mezi ezi nga gjunjet jam shum keq me jepni nje keshill vfar te bej ju lutem
Liljana veizaj jam 62 vjece jam keq ju lutem pres pergjigje nga ju jam nga vlora
Ganja nga wiena pershendetje kam.dhimbje te gjunjeve me pengojn.kur te heci shum dhe zbritjen e shkalleve shum ju lutem.me tregoni se qfare te bej !
Jam 31 vjec kam 10 dit me dhemb gjuri nuk heci dot normalisht me duket sikur do me thyhet gjuri si mund te veproj kam edhe pak enjtje te gjurirt sikur esht tkurur si mund te veproj
me dhemb gjuri i djatht nga ana e brencme kur eci kerrcet me ka kapur naten ne gjum per disa dit me ngeli i hejntur pastaj u ul perseri vet tani me kapi pra mund te mbaj pesha pur kur eci e ndjej dhembjen me duket sikur me del bosh
edisonhoxhallari05 gmail.com