Konsumoni shumë banane, kos dhe produkte bulmeti pasi janë të pasura me kalium.
Uji luan një rol kyç në organizmin e njeriut, pasi rreth 60% e trupit përbëhët nga kjo substancë.
Në morinë e njerëzve që shqetësohen për peshën e tyre janë edhe ata që përjetojnë ndjesinë e fryrjes dhe rëndesës.
Fryrja e trupit mund të shkaktohet edhe nga sasia e tepërt e ujit që ndodhet në trupin tuaj.
Megjithëse në pamje të parë duket si diçka e pa rrezikshme fryrja e trupit nga uji mund të jetë serioze.
Njihet si shenjë anësore e sëmundjes së edemës, problemeve të zemrës, mëlçisë apo veshkës.
Tek femrat kjo ndjesi rëndesë shfaqet shumë gjatë dhe pas shtatzanisë.
AgroWeb.org në këtë artikull do t’ju këshillojë se si të ulni nivelin e tepërt të lëngjeve në trup.
Ky artikull nuk ka të bëjë me fryrjen e këmbëve apo duarve nga sëmundje serioze si edema.
Në raste të tilla këshillohuni me mjekun tuaj sa më parë.
Për më shumë informacion rreth një trupi më të lehtë dhe të shëndetshëm ndiqni hap pas hapi këshillat si më poshtë.
Menaxhoni sasinë e kripës
Kripa, një nga mineralet që merrni vazhdimisht çdo ditë është edhe një nga elektrolitet më të zakonshme në trupin e njeriut.
Kjo substancë luan një rol kryesor në nivelin e hidratimit të trupit.
Nëse niveli i kripës në trup është shumë i lartë apo shumë i ulët, kjo do të ndikojë në çekuilibrimin e lëngjeve që ndodhen në trup.
Sasitë e mëdha të kripës që zakonisht përfitohen nga ushqimet e konservuara dhe të shpejta mund të rrisin nivelin e ujit.
Kjo është një simptomë shumë e zakonshme për personat që konsumojnë shumë kripë pa konsumuar ujë.
Në këtë mënyrë kripa do të ngecë në trupin tuaj duke prodhuar sasi të mëdha lëngjesh të panevojshme.
Merni sasi të mëdha magnezi
Magnezi është një tjetër element kyç në formimin e elektroliteve dhe mineraleve.
Është një nga suplementët që mund të rrisë performancën tuaj në jetën e përditëshme.
Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, tregojnë se magnezi mund të reduktojë fryrjen e trupit sidomos tek femrat.
Këto vlera vijnë si pasojë e rolit kryesor që magnezi ka në trup si balancues i lëngjeve në trup.
Ju mund ta merni atë si suplement të veçantë ose të konsumoni ushqime të pasura me magnesium si:
Spinaqi
Lakra
Brokoli
Banania
Arra
Fasulet
Orizi
Gruri
Konsumoni më shumë ujë
Hidratatimi i mirë ju ndihmon në pakësimin e lëngjeve të tepërta në trup.
Lëngjet e tepërta kanë tendencë të formohen më shumë në trupat e dehidratuar.
Në mungesë ujit, trupi juaj do të fillojë të magazinojë të gjitha lëngjet për të siguruar funksionim normal të tij.
Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më të fryrë dhe të rënduar.
Sigurohini të merrni një sasi optimale uji çdo ditë pasi është një faktor kyç në funksionimin e mirë edhe të organeve të tjerë.
Uji është shumë i rëndësishëm për veshkat dhe mëlçinë.
Vlerat e ujit nuk ndalojnë këtu, studime të shumta tregojnë se hidratimi i mirë ndihmon edhe në humbjen në peshë.
Gjithmonë është e rëndësishme të ruani balancën e trupit tuaj.
Konsumoni ujë sa herë të ndiheni të etur, apo të ndjeni fytin e thatë.
Në kohët me teperaturë të lartë sigurohuni të pini një gotë ujë çdo 1-2 orë.
Konsumoni ushqime të shëndetëshme
Ka disa ushqime të cilat përmbajnë sasi të mëdha uji dhe duhet t’i konsumoni patjetër.
Kaliumi është një nga mineralet më të pasura me ujë.
Ushqimet që kanë sasi të mëdha kaliumi mund të ndihmojnë në balancimin e nivelit të kripës në trup e cila stimulon nxjerrjen jashtë të lëngjeve.
Konsumoni shumë banane, kos dhe produkte bulmeti pasi janë të pasura me kalium, gjithsesi kujdes me sasinë e kripës.
Ushqime të tjera që stimulojnë çlirimin e trupit nga ujrat e tepërta janë hudhra apo majdanozi.
Sigurohuni të hiqni dorë nga ushqimet me sasi të mëdha karbohidratesh dhe nga konsumimi i tepërt i kafes.
Komentet