Kur e njoha Sergio Biticin per here te pare ne Boston e pastaj ne New York u befasova nga njohurite e tij te gjera rreth artit te piktures gje qe eshte jo e zakonte per njerezit e biznesit.Me pas duke u shoqeruar me te kuptova se sa i madh eshte pasjoni i tij per muzete e arit ku ai ndjehet si ne shtepine e vet. Cuditesha qe ai shkeptej befas nga restoranti i tij ne Lexington Ave pe tu hedhr nje vrap e per te pare ekspozitat e pa fundme qe hapen ne Manhatan prej te cilave ai e bente perzgjedhjen e tij me kopetence e simbas disa preferencave te caktuara te cilat ridhnin jo aq prej fames se sa nga njohjet personale me artistet dhe nga parapelqimi i pikturave ne leter e vizatimeve te mjeshterve te vjeter.
Sa here kthehesha tek restoranti i tij ai pa e mbaruar akoma kafene e mikpritjes te merte per krahu dhe te conte per te pare nje ekspozite arti .Keshtu jane te pa harrueshme per mua vizita ime le pare ne Frick Collection dhe ne Morgan Library ku pame se bashku vizatimet dhe akuarelet e mbrekullueshme te Tiepolo. Sergio i mbante lidhjet me artistet qe i takonte dhe i njihte permes biznesit te restoranteve dhe fliste per ta me admirim qofshin at ate famshem ose thjeshte artist qe jetonin perreth. Me kohe ne rrethet e New York u shtuan artistet shqiptare dhe Sergio donte ti takonte te gjithe.Edhe mua me vinte ne NJ se bashku me zonjen Feride sa here une ekspozoja punet e mija.E shihja me admirim qe ai ishte i pasjonuar me dezajnimin dhe paraqitjen grafike te ‘’Macelleria’’ restorantit te tij qe e kishte ne nje shesh piktiresk ne downtown New York ku edhe hapte ekspozita me artiste te zones perreth dhe ku me ka ftuar edhe mua te mar pjese.
Por une atehere nuk e dija qe ai ishte i pushtuar nga deshira feminore per tu bere atist. Si rastesish e me modesti mi tregonte ca vizatime te vogla me mbresa nga vezhgimet e ambjentit dhe njerezve perreth ,gjithmone i preokupuar per mjeshterin dhe tekniken e te vizatuatit dhe te bojrave te ujit.Mjeshterija, teknika speciale e pikturave me Akuarel ishte gjithmone tema qendrore e bisedave qe Sergio i bente kur shikonim ne donje muze arti se bashku.Te gjitha keto i vura re me kohe. Me vone mesova qe ai ishte i pasjonuar me artin qe gjat viteve te shkolles se mesme ne Prishtine ndersa gjat viteve te qendrimit te tij ne Firence arti u be pasjoni i jetes se tij.
Te aratisur nga Shqiperija ne Kosove dhe mbas kesaj te larguar edhe nga Kosova ne emigrimin e pa kthim arti si duket u be per te si nje faltore .Ne njohjet e mija te para me Sergio Biticin kjo sperkatje artistike ja hijeshonte personalitetin e tij kompleks prej buri te hjshem me nje familje te bukur e te perkushtuar per edukimit te vajzave te tij te bukura dhe gjithashtu prej nje aktivisti te vjeter e te devotshem te ‘Federata Panshqiptare e Amrikës “Vatra’’. Mendoja qe ndoshta Sergio do te behej nje piktor i te dielave sic quhen ata qe e pelqejne artin dhe pikturojne per qejf gjat fundjavave.Isha me keto pershtypje deri kur pa pritur ai me tha qe ishte regjistruar ne te fameshmen ‘’Art Students League of New York’’ ku ndiqte kurset e mbremjes per pikture e vizatim.
E kuptova qe ai kishte vendosur qe te pikturonte , te behej piktor dhe qe kete gje donte ta bente me profesjonalizem e per se mbari ashtu sic kishte bere cdo gja ne jete. U be nje sudent shemullor ,I perkushtuar dhe plot admirim per profesoret e tij qe ishin mjeshtra te shquar te piktures.Sa here qe ta takoja me tregonte vec per shkollen dhe per peripecite me detyrat e akuarelit dhe veshtiresite e te pa priturat e procesit te pikturimit.Nuk hoqi dore nga vizatimet dhe pikturat ne dimensjone te vogla a thua se kishte qene student i Abdurahim Buzes te cilin e admironte pa mase. Ai e dinte se ku donte te arinte.Donte te pervetesonte mjeshterine e pikturimit me akuarel ne leter. Akuarelet e tij shume shpejrt filluan te duken ndryshe. Te vogla nga permasat te fresketa e elegante dhe me nje vemendje te posacme mdaj detajeve te cilat mundohet ti realizoje me pak goditje te penelit. Mesimet qe mori ne klase e dhane rezultatin e tyre dhe cdokush qe e fillonte edukumin artistic ne moshe jo te re do te kenaqej me kaq mirwpo Sergio i entuziazmuar nga rezultatet u perqndrua edhe me shume ne pervtesimin e teknikes duke e ditur qe piktoret e shelqyer jane se pari virtuoze.
Akuarelet me shume se cdo tjeter teknike pikturimi ndricohen nga virtuoziteti.Jo me kote miniaturat qe shoqerojne tekstet e vjetra quhen ‘’Iluminime’’ Tekste te ndricuara nga zbukurimet ‘’ Ja shikoja me kesheri pikturat e tij me bojra uji te cilat ashtu te vogla dhe me nje vemendje e preokupacion per detajet ti kujtojne keto iluminime ashtu sikurese te kujtojne edhe akuarelet e piktoreve Romanticiste..Bukorija,harmonija,dramaciteti si edhe mallengjimi qe shoqeron pikturimin nga natyra dihet qe kushtezohen nga zotesija teknike dhe nga zoterimi i mjeshterise. Ne nje kohe kur artistet e sotem rendom e nenecmojne mjeshterine ne favor te koncepteve dhe ideve Sergio ne saje te stervitjes se tij te gjate me studimin e muzeve dhe te artit te madh e kishte kuptuar qe idete dhe konceptet ngjallen e marin jete vetem permes mjeshterise se perkryer si tek mjeshtit e vjeter japoneze ashtu edhe te Turner apo David Hockney.Pikturat e tij jane paraqitese ,por jo natyraliste seose ai nuk e tepron me imitimin e cdo detaji qe gjen tek natyra.
Detajin ai e realizon me nje prekje dhe kjo i ben pikturat e tij te duken impresionistike vecanerisht per shkakun se natyra dhe drita e diellit jane shpesh here objekti i pikturave te tij. Sergio pikturon per te mesuar e per ta persosur tekniken ashtu si Van Gogh i cili pikturonte vecse per tu stervitur e per te persosur mjeshterine pa e kuptuar se nderkohe ai e ka mbritur ate per bukuri.Biznesin e restoranteve ai e ka braktisur prej kohesh.Ai e ushtroi ate me shume sukses ne NY aty ku suksesi cmohet me shume se kudo tjeter.Jeta e tij paralele e piktorit vazhdon me intesitet me shume se me pare .Pikturon New Yorkun ,pikturon natyra te qeta dhe pikturon cdo gje qe i duket pikturike gjat udhetimeve te tij.Motive te thjeshta gjithmone me permassa te vogla por me ngjyra te gjalla dhe me tone harmonike.Nuk mund te thuash dot a jane me terheqese ndertesat groteske te New York apo rrugicat e qytezave dhe fshatrave shqiptare.
Nga nje here me teheqin vemendjen me shume pikturat e tij urbane dhe vezhgimi i syrit te tij edhe veshtrimi e vemendja e tij e pa pritur drejt hyrjeve te errata te ndertesave qe te kujtojne Edward Hopper.Nga nje here me duket me me shume interes romanticizmi qe percjellin mbresat e tij nga Shqiperija qe eshte vendlindja e tij prej nga i ka mbrest te pa shlyeshme.Gjithsei ajo qe e udheheq drejt pikturimit eshte deshira per ta rrokur permasen e mjeshterise qe e ben vepren e artit prekese,terheqese, mreslenese. Vecanerisht akuarelet ku mbi gjithcka eshte bukurija e ekzekutimit ajo qe ja ben terheqes e te papritur artin e tij duke ja shperblyer stervitjen ,edukimin dhe rrugen e tij te gjate drejt mjeshterimit.
Nuk me harrohet nje vizite ne shtepine e tij te veres ne North New York ne veren e vitit 1998 .Aty Sergio na tregoi me krenari nje tavoline te thjeshte te lyer me ngjyre te erret ,me pak takeme shkrimi te vendosura ne te me kujdes si edhe nje karrige solide ku Ismail Kadare te nesermen e qendrimit ne shtepine e Biticeve me te cile kishte miqesi ishte ulur si per cdo dite te zakoneshen pune per te bere ritualin e disa oreve shkrim ashtu si ne mengjeset e tij te cdo dite. Gjat ecjes se mbasdites rreth shtepise se tij Sergio me tregoi me mallengjim te gjita lulet dhe bimet e egra qe kishin mbire ne korije dhe qe ishin po ato te njejtat qe rriteshin edhe ne vendlindjen e tij te paharrueshme ne Shqiperi.Ky pasjoni i tij per natyren si dhe per pikturen me sjell nder ment te fameshmin Hokusai qe thoshte:
‘’Cfar vizatova deri ne moshen 70 nuk e vlen te permendet.Ne moshen 73 une munda ne nje fare menyre te kuptoj dhe te paraqes rritjen e bimeve dhe pemeve si edhe strukturen e zogjve e kafsheve, insekteve dhe peshqve. Keshtu pra kur te mbrij 80 vjec,shpresoj te kem arritur nje ngritje e perparim dhe ne te 90 te shikoj perpara drejt kuptimit te principeve te gjerave .Keshtu pra ne 100 vjec une do te arrij nje gjendje hyjnore ne artin tim dhe ne 110 cdo pike e cdo penelate do te jete si te thuash e gjalle.Ata qe do te jetojne gjate do ta deshmojne qe keto qe them jane te verteta.’’
I mencuri Hokusai i ka thene te gjitha per ata qe duan ta kuptojne shkakun e pa arsyeshem pse artistet pikturojne, pse Sergio si cdo artist nuk ndal se enderuari persosjen e mjeshterise per te cilen eshte i perkushtuar.
Bashkim Ahmeti Izano
Piktor
Shtator 13 2024