Pamje nga varrimi i viktimave shqiptare në masakren e Reçakut
Jam shumë i interesuar ta di, me se do ta presin opozita shqiptare Vuçiçin në aeroportin e Rinasit dhe në Durrës? Me domate të prishura, me lule, apo do të jenë indiferentë. Druaj se kundër ardhjes së serbit të Milosheviqit, Vuçiçit, do të dalin vetëm një grup i vogël i njerëzve të vullnetit të mirë.
Indiferenca e opozitës shqiptare dmth, pajtim i heshtur i projektit të Ramës për bashkimin e Shqipërisë me Serbinë, a me anshlusin e Shqipërisë nga Serbia pas samitit të Durrësit dhe me shuarjen e shtetit të Kosovës.
Sikur Shqipëria të ishte shtet normal, nesër do të paralizohej çdo rrugë nga mund të kalonte presidenti i Serbisë. Samiti nuk do të mbahej.
Komentet