Të gjithë e dimë se kosi më i mirë është ai që bëhet vetë me farë shtëpie, nga qumështi të cilit i është hequr ajka.
Mirëpo në pamundësi për ta bërë vetë, shumë prej jush me siguri e blejnë atë në dyqan. Për të provuar nëse kosi që blini është i pasur në fermente të nevojshme dhe shumë të dobishme për aparatin tretës, dietologia Blerina Bombaj ju fton të bëni këtë provë.
Vendoseni kosin në një enë të cilën e mbuloni me një celofan të hollë të puthitur, në mënyrë që të mos hyjë ajër dhe lëreni gjithë natën.
Nëse në mëngjes membrana nuk është fryrë, do të thotë që në kosin tuaj nuk gjenden mikroorganizmat që i japin atij vlerën e shumëpërfolur.
Komentet