“Vrasja e një gazetari” shkon përtej formatit “Krim i vërtetë”. Në filmin e montuar në mënyrë të shkëlqyer, kondensohet imazhi i një shteti që është kalbur thellë deri në palcë. Por falë guximit dhe sfidës së të riut Ján Kuciak, filloi një proces reformash. Historia nuk mbaron. Dhe vrasësit duhet të dinë: vrasja e një gazetari nuk është kurrë fundi i një historie. Por fillimi i saj.
————-
Voal.ch po sjell nga NZZ një shkrim të Andreas Scheiner mbi dokumentarin e posa shfaqur në Festivalin e Filmit të Zürich “Vrasja e një gazetari” që flet për kalbjen e shtetit, lidhjen e tij me Ndraghetën dhe luftën e një gazetari për të zbuluar të vërtetën. Një kalbësirë të tillë reflekton edhe Shqipëria aktuale.
“«The Killing of a Journalist» – Vrasja e një gazetari u shfaq në festivalin e Filmit Zurich.
“Tani ata janë gati të vrasin.” Vrasja e një gazetarit sllovak që zbuloi një shtet mafioz në mes të Evropës – dhe shkaktoi një tërmet politik.
Dokumentari “Vrasja e një gazetari” shpalos rastin e gazetarit investigativ të vrarë Ján Kuciak. Ky është krimi i vërtetë dhe thriller politik i mbështjellë në një.
Kryeministri i atëhershëm sllovak Róbert Fico u përpoq të arratisej dhe premtoi një milion euro për të zbardhur vrasjen e Ján Kuciak.
Në shkurt 2018, gazetari Ján Kuciak dhe e fejuara e tij Martina Kušnírová u vranë. Ata jetonin në Veľká Maça, një komunë në Sllovakinë perëndimore me 2500 banorë. Vrasësi u fsheh në një kasolle në kopsht për një orë. Kur Kuciak dhe Kušnírová erdhën në shtëpi atë mbrëmje, ai u hyri brënda nga dera e pasme dhe qëlloi fillimisht Ján, pastaj Martinën.
Trupat u gjetën katër ditë më vonë. Trupi i Ján Kuciak mbi shkallët për në bodrum. E fejuara e tij ishte e shtrirë në kuzhinë, me kokën në një pellg gjaku. Mbi tavolinën e kuzhinës kishte ende çaj dhe kafe, si dhe dy laptopë. Dritarja e shfletuesit në laptopin e Martina Kušnírová ishte e hapur. Ajo kishte kërkuar në google për fustanet e nusërisë.
Gjithçka ishte përgatitur për dasmën, thotë babai i Ján Kuciak. Ai është ulur në një stol me gruan e tij, ajo po e mban në heshtje për dore. “Por në vend të dasmës, ne bëmë një funeral”.
Vrasja e Ján dhe të fejuarës së tij shkaktoi tërmet në politikë. Por nuk ishte vetëm një vrasje, ishte një vrasje e dyfishtë. Regjisori Matt Sarnecki nuk ka harruar: nuk u vra vetëm një gazetar. Por dy persona që kishin gjetur lumturinë e tyre private dhe po planifikonin të ardhmen e tyre. “Unë i paralajmërova përsëri dhe përsëri,” thotë nëna e Martina Kušnírová, “kini kujdes.” Jani më mirë duhet të shkruajë për rubrikën sportive.
Ján Kuciak ishte atlet. Babai i tij mendonte se djali i tij mund të bëhej sportist. Por ai zgjodhi gazetarinë investigative. Njëzet e ca vjeçari ka punuar për portalin e lajmeve aktuality.sk, i cili i përket Ringier Axel Springer Slovakia. Ai u ngatërrua me makinacionet e fuqishme dhe të pambuluara korruptive. Korrupsioni, ishte i bindur ai, shtrihej deri në majat e shtetit. Një sociolog sllovak, Michal Vašečka, flet në film për strukturat mafioze që përshkojnë gjithçka, “gjykatën supreme, policinë, prokurorinë publike etj., etj”.
Kryeministri Fico fajëson Sorosin
Sllovakia ishte një vend i ri. Në vitin 1993 doli nga Çekosllovakia. Vendi dukej se ishte një shembull kryesor i një ekonomie të suksesshme në tranzicion. Sllovakia është kthyer në një “shtet tigër europian”, shpjegon Vašečka. Rritja ekonomike ishte e jashtëzakonshme, e ndjekur në vitin 2004 me anëtarësimin në BE dhe NATO. “Por problemi ishte se gjëra shumë të pista po ndodhnin pas perdes.”
Oligarkët krijuan iluzionin e një demokracie liberale, thotë Vašečka. Në të njëjtën kohë ata “e kapën vendin ngadalë por sistematikisht”. Sipas Vašečka, tendenca të ngjashme me mafiozët u “materializuan” në qeverinë e Róbert Fico nga viti 2006 e në vazhdim. Dhe vrasja e Ján Kuciak ishte një “pikë thyerje”. “Tani ata janë gati të vrasin.”
Vrasja shkaktoi protesta mbarëkombëtare. Në Bratislavë, 20 mijë njerëz kërkuan dorëheqjen e Ficos. Presidenti sllovak u nda publikisht me kryeministrin. “Diçka e keqe po lëkund themelet e shtetit tonë”, tha ai. Fico u kundërpërgjigj, duke folur për një përpjekje të forcave të errëta për të destabilizuar shtetin: “Pse presidenti u takua privatisht në Nju Jork me një person me emrin e dyshimtë Soros?” pyeti ai në një konferencë shtypi. Duke qenë haptazi antisemitik për hungarezin. -Aludimi hebre për filantropistin George Soros. Pas kësaj ishin tashmë 60 mijë njerëz që dolën në rrugë kundër Ficos.
Para ekzekutimit të tij, Ján Kuciak ishte duke punuar në një histori të madhe hetimore. Bëhej fjalë për lidhjen e Ficos me ‘Ndrangheta’, mafian kalabreze. Një modele e rritur luajti një rol si ndërmjetëse; nuk mund ta kishe shpikur historinë. Lista e armiqve të Kuciakut ishte e gjatë, thotë gazetari që hulumtoi me Kuciak. “Një fletëllogaritëse Excel e gjatë një faqeje.”
Para ekzekutimit të tij, Ján Kuciak ishte duke punuar në një histori të madhe hetimore. Bëhej fjalë për lidhjen e Ficos me ‘Ndrangheta’, mafian kalabreze. Një modele luajti një rol si ndërmjetëse. Nuk ishte histori e shpikur. Prandaj lista e armiqve të Kuciakut ishte e gjatë, thotë gazetari që hulumtoi me Kuciak. “Një fletëllogaritëse Excel e gjatë një faqe.”
Armiku kryesor i Kuciak ishte Marián Kocner. Një biznesmen me lidhje politike që duket si i dalë nga një film gangsterësh. Ndërsa mafiozët më në fund filluan “të mbanin kravata të bukura dhe të hanin me thikë e pirun”, thotë sociologu Vašečka, Kocner i qëndroi besnik vetes: ai sillej sikur të ishin vitet 1990 dhe vazhdimisht kërcënonte njerëzit.
Ján Kuciak hulumtoi marrëdhëniet e dyshimta të Kocner. Dhe nuk u frikësua. “Unë ju kushtoj vëmendjen time të veçantë,” i leh Kocner gazetarit të ri një herë në telefon. “A supozohet të jetë një kërcënim?” pyet Kuciak. Kocner vetëm përgjigjet: “Jo, pse?”
Ka shumë prova për të konkluduar se Marián Kocner urdhëroi vrasjen e Ján Kuciak dhe Martina Kušnírová. Regjisori Sarnecki ka përpiluar dosje hetimore, ai flet me avokatët e viktimave, si dhe me avokatin mbrojtës të Marián Kocner, i cili është i bindur për pafajësinë e Kocner. Regjisori ka në dorë materiale shpërthyese ku tregon se si atentatori bën rrëfimin e tij.
“Vrasja e një gazetari” shkon përtej formatit “Krim i vërtetë”. Sarnecki i rikthehet politikës nga hetimet kundër sipërmarrësit Kocner: Në filmin e montuar në mënyrë të shkëlqyer, kondensohet imazhi i një shteti që është kalbur thellë deri në palcë. Por falë guximit dhe sfidës së të riut Ján Kuciak, filloi një proces reformash. Historia nuk mbaron. Dhe vrasësit duhet të dinë: vrasja e një gazetari nuk është kurrë fundi i një historie. Por fillimi i saj./Përktheu dhe përgatiti Elida Buçpapaj
Ján Kuciak(1990-2018) dhe Martina Kušnírová (1990-2018)
Komentet