BILD
Voal – Grushti i dështuar i shtetit në Turqi mund t’i kishte kushtuar jetën për një qime presidentit Recep Tayyip Erdogan, 62 vjeç.
CNN turk raportonte të shtunën në mëngjes në orën 3:46 se Sekretari i Përgjithshëm i Erdogan është rrëmbyer dhe hoteli i pushimeve i presidentit ishte bombarduar.
Por Erdogan ishte larguar, e kishte braktisur hotelin.
Agjencia Reuters madje raporton se avionët luftarakë F-16 të puçistëve, e kanë ndjekur avionin e presidentit, por avioni i tij ia doli që t’u shmangej.
E qartë është se tani janë arrestuar edhe ushtarët që donin ta nxirrnin Erdogan nga qarkullimi në hotel.
Agjencia e lajmeve Anadolu raportonte të dielën në mbrëmje se janë arrestuar në Marmara dhe Izmir 14 ushtarë.
Por çfarë ka ndodhur?
Kur nisi puçi, presidenti ishte me pushime në hotelin luksoz në Icmeler.
Ai ndodhej në hotelin me katër yje ‘Grand Yazici Club Turban’, me 459 dhoma, ku një natë kushton 250 euro.
Hoteli ka edhe një vend ulje për helikopterët dhe motoja e tyre është: “Shërbimi ynë VIP dhe dëshirat tuaja individuale nuk njohin kufinj tek ne”.
Në të vërtetë, sipas dëshmitarëve, tre helikopterë ushtarakë iu afruan hotelit dhe nisën të qëllojnë.
Disa ushtarë zbritën nga helikopteri.
Sipas agjencisë Anadolu Ajansi, ishin 40 pjesëtarë të forcave speciale ‘Bereta e kuqe’ me tre helikopterë ushtarakë UH-60 ‘Black Hawk’.
Por sulmi i tyre u ndal nga shërbimi i sigurisë i presidentit dhe forcat policore.
Nuk dihet nëse ka pasur të vrarë apo të plagosur.
Më vonë ushtarët puçistë u tërhoqën me dy helikopterë mbrapsht.

Komentet