Përqindja e fëmijëve dhe të rinjve që kanë sëmundje të rëndë në veshka dhe kërkojnë terapi për zëvendësim të veshkave dmth dialize ose transplant (RRT), është relativisht e ulët ne krahasim me te rriturit (afërsisht 2%).
Ne dallim nga të rriturit, pacientët e rinj kanë kërkesa më të larta metabolike dhe ushqyese për shkak të rritjes së vazhdueshme. Mos-arritja e mbajtjes së ushqimit optimal rezulton në kequshqyerje dhe hipoalbuminemi më shpejt nga sa pritej në pacientët e rritur. Dializë standarde kronike eshte tre herë në javë, ndërsa kjo si një masë për të shpëtuar jetën, nuk është e mjaftueshme për të krijuar një mjedis fiziologjik të nevojshëm për rritje dhe zhvillim optimal.
Pacientët e rinj me sëmundje të veshkave në fazën përfundimtare, të cilët janë në hemodializë janë gjithashtu më të prirur ndaj dëmtimeve ishemike të organeve për shkak të heqjes agresive të lëngut gjatë dializës. Ata kanë nevojë relativisht të lartë për marrje të lëngjeve për të përmbushur kërkesat e tyre ushqyese që lejojnë rritjen, e cila nga ana tjetër rezulton në nevojë më të madhe për heqjen e lëngjeve nga [hemodializa] HD.
Fëmijët që kërkojnë dializë kanë një rrezik vdekshmërie afërsisht 55-fish në krahasim me një popullsi të shëndetshme të së njëjtës moshë, sipas një njoftimi për shtyp në lidhje me studimin e lëshuar nga Shoqata Evropiane e Veshkave-Shoqata Evropiane e Dializës dhe Transplantit. “Kohëzgjatja e dializës dhe mosha me e vogel në fillimin e dializës përgjithësisht konsiderohen të jenë faktorë rreziku.
Ne nje studim me 363 femije e te rinj ne Dialize nen 19 vjec u deshmua se albumina e ulet ne gjak dhe dehidrogjenaza e laktatit (LDH) të rritur ishin dy faktorët e rëndësishëm të rrezikut, “sipas njoftimit për shtyp. Faktorë të tjerë gjithashtu patën një ndikim negative , duke përfshirë një numërim të reduktuar të qelizave të kuqe të gjakut, hemoglobin e ulet , raporti albumin / globulin, shkalla e ultra-filtrimit, pesha , doza e papërshtatshme të dializës (Kt / V nën objektivin).
Ne fakt si hipoalbuminemia ashtu edhe LDH i ngritur mund të shihen herët gjatë ecurise së terapisë kronike me hemodialize (HD), veçanërisht në pacientët më të vegjël dhe në moshat kur pritet rritja e organizmit, e kesisoj mund të shohim prapambetje të rritjes dhe humbje peshe. Për rezultatet më të mira në këtë popullatë, ndërhyrja e hershme është e nevojshme.
Duhet të zbatojmë terapi të intensifikuar HD siç janë HD më të shpeshta, seanca HD më të gjata dhe hemodiafiltrim rutinë. Këto strategji u treguan se rezultojnë në heqjen më të mirë të produkteve të mbeturinave metabolike dhe inflamatore, si dhe heqjen më pak agresive të lëngut të mbajtur. Ndërhyrje të tilla lejojnë konsum më të madh te ushqimeve dhe lëngjeve , dhe një mjedis më fiziologjik të nevojshëm për të mbështetur kërkesat metabolike ne rritje së pacientëve të rinj. “