CXXX
S’i ndrisin sytë të dashurës si dielli,
M’i kuq se buzë e saj është çdo koral,
Ka flok të zi spërdredhur porsi teli,
Dhe gjinjët-grurë s’janë borë e bardhë.
Kam parë trëndafil të kuq, të bardhë,
Me trëndafilin nuk ka ngjashmëri,
Parfumi të kënaq me ern’ e rrallë,
Kurse e dashura era vjen njeri.
Kam qejf që ta dëgjoj ajo si flet,
Dhe pse muzika është më e ëmbël,
Nuk di një perëndeshë si baret,
Në dhe e dashura vë dy këmbët.
Dhe prapë, për qiell, e dashura më pëlqen,
Më pak të stisur se ajo nuk gjen.
Komentet