SHBA
Jam nga Elmira, (New York), ShBA. Kam lindur krejtsisht e verbër, por verbëria nuk më ka penguar të jetoj një jetë të plotë me veprimtari të larmishme. Jap mësime për piano dhe kanto, jap gjuhë të huaja, këndoj në një kor, jap koncerte vokale dhe shkruaj poezi.
Interesi im për gjuhë të huaja lulëzoi në moshën 20-vjeçare, kur ndoqa një kurs të gjermanishtes në universitet. Në shkollën e mesme kisha ndjekur kurse të frëngjishtes, por në atë kohë nuk kisha shumë dëshirë për të mësuar gjuhë tw huaja. Mirëpo në ditën e parë të kursit të gjermanishtes mw lindi dwshira qw jo vetwm ta mësoja kwtw gjuhw, por edhe gjuhw tw tjera. Me kalimin e viteve kam mësuar suedisht, italisht, spanjisht, shqip dhe rumanisht. Kam mësuar edhe pak latinisht, rusisht dhe finlandisht, por nuk i di mirë kwto gjuhë.
Fillova të mësoja shqip, kur kisha një student nga Shqipëria në kursin tim të italishtes, të cilwn e dhashë në një universitet tw vogël në qytetin tim të lindjes në vitin 2008. Njohja me të ma ndezi kurreshtjen të dija më shumë për gjuhën shqipe, prandaj gjeta të vetmin libër në brail për të mësuar shqip te një bibliotekë për të verbërit në Angli.
Në fillim më ndihmoi studenti im dhe pastaj kalova dy verë me radhë duke ndjekur kurse të gjuhës shqipe tek Universiteti Shtetëror i Arizonës. Për ta ushtruar gjuhën, dëgjoja emisione radiofonike të cilat m’i inçizoi shoku im i ndjerë, Timi, edhe ai i verbër dhe profesor i gjuhëve të huaja. Më tej lexoja gazeta shqiptare si dhe vepra nga shkrimtarë dhe poetë si Migjeni, Naim Frashëri, Fan Noli, Ismail Kadare, etj. me kompjuterin tim brail.
Një prift ortodoks shqiptaro-amerikan më lidhi me shumë shqiptarë me të cilët flisja shqip në telefon, dhe u lidha gjithashtu me bashkësi shqiptare në Kanada. Mora pjesë në shumë koncerte të organizuara nga bashkësi shqiptare në SHBA dhe Kanada. Më tej dhashë intervistë për Zërin e Amerikës, për Radion “E diela në Toronto” të Kanadasë, për një kanal televiziv në New York, për “E diela shqiptare” në Tiranë dhe për një emision radiofonik në Kosovë. Veç kësaj kam përkthyer libra dhe artikuj nga shqipja në anglisht.
U njoha me Skifter Këlliçin, shkrimtar i njohur shqiptar me banim në Massechusetts, ShBA, nëpërmjet telefonit në tetor të vitit 2018, kur mora pjesë në një promovim të librit tim poetik shqip-anglisht, “Piktura në fjalë”, organizuar nga kryetari i Shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë, Adnan Mehmeti, në New York. Pas një bisede të këndshme me Skifterin, shkëmbyem të dhënat tona kontakti. Pastaj ni swm tw flisnim shpesh në telefon dhe shkruheshim me email, natyrisht në gjuhën hyjnore shqipe.
Pasi u bëmë miq, Këlliçi më sugjeroi të bashkëpunonim në një roman me temë shqiptaro-amerikane, “Një grua midis dy burrave”, të cilin e kishte në dorëshkrim. Ma dërgoi, e lexova me shumë kënaqësi dhe pranova të bashkëpunoja me të. Pastaj e përktheva në anglisht me titullin A Woman Between Two Men. E botuam variantin anglisht në vitin 2020 te Enti botues Lulu. (Kohwt e fundit varianti shqip u botua nga shtëpia e njohur botuese shqiptare Media Print).
Romani “Një grua midis dy burrave”, ngjarjet e tw cilit zhvillohen në shtetin e Kalifornisë, tregon historinë e infermierës Meri Davenport, e fejuar me shkencëtarin çarli Smith, e cila dashurohet me Kreshnik Gërmenin, biri i një shqiptari i arratisur nga Shqipëria komuniste, kur Krishniku është i vogël. Fatkeqësisht babai i Kreshnikut plagoset rwndw nga banditë duke shpëtuar jetën e një polici. Para se të vdesë, Ralph Kallagani, komandant i policëve, i premton se do ta dërgojë vogëlushin në jetimore, por nuk e mban fjalën dhe kështu Kreshniku birësohet nga Xhejms Klemensi, shoku i babait të tij, i cili është pijanec dhe kumarxhi. Kreshniku bëhet trafikant i drogave, për të shlyer një borxh të Xhejmsit. Sa më shumë e njeh Kreshnikun, aq më shumë Meri zbuon një njeri me dhunti poetike që e do edhe muzikën klasike dhe e nxit ta lërë pas jetën e filliqur të trafikimit të drogave. Plot intriga dhe të papritura, “Një grua midis dy burrave” trajton anën e ndërlikuar të dashurisë.
E falenderoj kolegun tim Skifter Këlliçi për mundësinë që më dha të shkruaja një roman me të, që rezulton të jetw bashkëpunimi i parë shqiptaro-amerikan nw historinë e letërsisë shqiptare.