Kemi verejtur, lexuar ose hetuaR shpesh se në publicistikën, portalet ose gazetat e ndryshme kosovare: çmimit i thonë (e shkruajnë)-qmimi, çështjes-qeshtja (qashtja), çlirimit-qlirimi, kontekstit-kontesti, kontestit-konteksti, gjysmës-polla, tërësisë-cella, Prishtinës-Prrrishtina, Tiranës-Tirrrana, qeverisë-qeverrria dhe kështu me radhë…! Sepse, si thonë ata: kosovarët duan të flasin dhe të shkruajnë me gjuhën, aksentin ose dialektin e tyre. Edhe tallava folklorin ose muziken, kosovaret e kane ndryshem nga Shqiperia, Pak shqip, pak turqisht, pak serbisht, pak maxhupisht, pak gabelisht ose ciganisht etj….!!!
Sipas Oruellit dhe Kolakovskit, edhe shoqëria hierarkike, monarkiste, centraliste, anarkiste, anarkoliberaliste, anarkoindividualiste, konfuze ose kaotike, mund të ekzistojnë vetëm në saje të skamjes, robërisë, mediokritetit, injorancës, nebulozës, dogmatizmit, demagogjisë, hipokrizisë dhe patologjisë individuale dhe kolektive të një shteti, populli ose kombi të tërë. Apo, “kafshët janë në zotërim të shpirtit ose instiktit, shpirti i tyre është në zotërim të trupit e jo të mendjes ose intelektit (intelegjencës) që nuk e kanë. Prandaj, nuk kanë të drejtë të jetojnë ose vendosin mbi jetën dhe trupin ose organizmin e tyre. (Hegel)
Në një shtet, pushtet ose sistem jo të lirë, joqytetar, antinjerëzorë, kontrakulturorë ose pseudodemokratik, ti mund të linçohesh, izolohësh, qortohësh, vritësh ose denohësh edhe përmes humorit, hostenit, sarkazmës ose ironisë. Ky mbase është edhe problemi kryesor i Kosovës dhe shqiptarëve për çastin ose momentin.
Në Kosovë paradokset dhe ekstremet e njërës dhe palës tjetër, vazhmisht ngelën të pranueshme, miqsore dhe analogjike mes veti, pasiqë ato vazhdimisht i aplikojnë ose praktikojnë mjetët ose metodat e njejta linçuese, shantazhuese, komplotiste, mashtruese ose jodemokratike në realizimin e qëllimeve të tyre. Kështu që e majta dhe e djathta “ekstreme, radikale, revolucionare” ose neokomuniste në Kosovë, ( e besa madje edhe në Shqipëri), janë shëndoshë e mirë dhe në këmbë (paterica) të forta.
E tërë kjo falë “kontributit kolosal dhe titanik” të popullit ose elektoratit shqiptar ose kosovar në veçanti, si dhe të Brukselit dhe Uashingtonit në anën tjetër, të cilët, si duket nuk mund t’ iu ndihmojnë as shërojnë kurrë pa iu bërë pacient ose klient të varur dhe të nështruar prej tyre…?!
Falë atij morali te dyfishtë: “shtresa e lartë e aristrokracisë ose borgjezisë së re shqiptare ose kosovare” -janë shpërngulur ose kanë emigruar në politikë, qeveri, parlament ose në parti politike, edhe psee, pjesa më e madhe e tyre, është shtresë e ulët që përbëhet nga punëtorët, bujqërit, blegtorët dhe tregtarët e vegjël ose ambulant. Përderisa, ajo “pjesa tjetër”, e mbiquajtur si shtresa më stabile dhe rentabile për shtetin (ët), pushtetin dhe shoqërinè, përbëhet nga shtresa e mesme që përbëhet nga tregtarë të mesëm, nga administrata shtetërore ose publike, punonjësit e shëndetësisë, profesorët univerzitar, policia, ushtria, deri diku dhe arsimtarët, gazetat, portalet etj.
Në këtë vorbullë Kosova së bashku me paradokset, anomalitë dhe patologjitë e saj reaksionare dhe anakronike, ka shumë kohë që është shndërruar në bisnes, eldorado, apo në “tokë të premtuar” dhe të askujt dhe gjithëkujt, për shpërlarje parashë, bisnesësh dhe llogarishë të panjohura (misterioze) për publikun ose auditorin e gjërë.
Me fjalë tjera, politikanë e ndryshëm ditor ose periodik në Kosovë ( edhe Shqipëri)- janë arketip ose prototip politikanësh jokurrizor ose të pa dinjitet dhe integritet, që i zhvaten, imponohen dhe nënshtrohen vazhdimisht llupës, diktatit dhe monopolit të jashtëm adminitrativ, juridik, politik, ushtarak, policor, finansiar, tregtar, ekonomik etj. E sidomos “aristokracisë” ose “borxhezisë së lartë” me seli në Bruksel dhe Uashington.
Me atë lukuni ose “armatë të madhe” politikanësh, diplomatësh, intelektualësh, analistësh, publicistësh, kasnecësh ose turrecësh e bedelësh të ndryshëm debil, stupid, nebuloz, analfabet, paranormal ose parapolitik: Serbia nuk do e njoh as pranojë kurrë Kosovën si shtet të pavarur, sovran, integral, autonom ose autentik. Pse (përse) kjo?
Sepse, shqiptarët e Kosovës, e sidomos estabilishmenti ose lidershipi i tyre ditor ose periodik (e jo Serbia!), me ndihmën e bedelëve, potragjelëve ose telallëve të mesipërm agjitues ose propagandistik, si macën në thes, ua sollën ose imponuan të të ashtuquajturin “popullin e ri kosovarë” të “lindur ose dalur nga lufta” ose “revolucioni i domtatëve” së bashku me “pakon e Ahtisarit”…si dhe projektët dhe planimetritë tjera të popujve artificial ose johistorik” (lëxo: “the people without history”) si në etapat ose periudhat e ndryshme të kusuritjeve ose baraspeshave imperiale ose kolonialiste ” (lëxo:” the people without history and the colonial escquality”) etj. Say nothing more than what is a not true and not exactly! I don’t belive in their answer!
Të lirë, të lumtur, të mençur (ditur), urryer dhe xhelozuar, apo të falur, gjykuar, denuar dhe të mjerë…?! Kjo është dilema.
Përveç asaj nderi, morali, disciplina, urtësia ose maturia, në gazetari, politikë të lartë ose diplomaci, janë talent, mjeshtëri ose mençuri. Pjesa tjetër janë lufta ose konflikti….Rastësia në këgto fusha determinante dhe paradigmatike, është skeq, dramë, teatër, tallje publike..pjesa tjetër është shkencë.
Personalisht mendojë se është paradoksale, reaksionare dhe anakronik që pfrominenca ose elita e njohur shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike, gazetareske ose publicistike, të kridhen e ç’kridhen në gjumin e diktuar ose imponuar nga politikanët dhe politikat e ndryshme ditore ose peeriodike, ndërkaq, anonimusët, diletantët ose njerëzit e ndryshëm pa traditë, pa edukatë, pa kulturë, pa histori, si dhe pa njohuri themelore ose elementare në “fahun” ose “profesionin e tyre”, të bëjnë ligjin dhe policin, duke e lozur “mjeshtërisht” rolin e “mbretërve të xhunglës” së ligjëve të pashkelura.
E tërë kjo për faktin se elita ose intelegjenca e njohur shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike, gazetareske ose publicistike e Kosovës, nuk janë më aktivë ose prezent si dikur në skenën ose “panoramën e re” shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike, gazetareske, publicistike, akademike ose pedagogjike të Kosovës.
Ata si duket ose kanë vdekur dhe nuk ndodhën më në jetë, ose kanë emiguruar në presidencë, qeveri, parlament, diplomaci, polici dhe parti të ndryshme politike? Apo mos ndoshta janë të pënguar nga “etërit” ose “baballarët” e ndryshëm vendor ose ndërkombtar, të cilët e vën dorën në brez, apo e censurojnë, shpifin, linçojnë, kriminalizojnë, stigmatizojnë, skizmatizojnë, demonizojnë (satanizojnë), e leçitin, izolojnë ose censurojnë, sapo e degjojnë, lexojnë ose mësojnë emrin dhe mbiemrin e një profesionisti ose intelektuali të lartë.
Për bindjen ose mendimin tim, ka shumë çështje dhe aspekte të njohura determinante dhe paradigmatike të cilat vazhdojnë t’i sfidojnë, eklipsojnë, dominojnë ose ambivalojnë politikën, diplomacinë, fenë, religjionin, artin, kulturën, letërsinë, arsimin, informimin si dhe fushat (sferat) tjera të jetës në Kosovën e pasluftës. E sidomos luftërat ose përballjet e vazhdueshme në mes vlerave dhe antivlerave.
Në instancë të fundit, gjithëçka që është e bukur, e dashur, e mençur dhe fisnike, është frutë (frytë) i vetëdijes, ndërgjegjës, arsyes, arsimimit, kulturës dhe edukatës.
U mor vesh se edhe debati, dialogu, diskutimi, dyshimi, replika, polemika, censura ose mediokracia, janë një çështje poaq e vjetër dhe komplekse sa edhe vetë paraqitja e shkrimit të njohur letrar, shkencor, kulturor, gazetaresk ose publicistik në këtë botë.
Madje ato janë edhe përcjellese ose bashkëshoqëruese te tyre në të gjitha rendet shoqërore, qytetare, politike ose diplomatike, si dhe në të gjitha fushat ose formacionet letrare, kulturore, fetare, politike etj.
Në këtë mes s’ka pse të bëjë përjashtim as Kosova, pavarësishtë nga periudha para apo pas lufte.
S’kan pse të bëjnë përjashtim as njerëzit e letrave, kultures, informacionit, politikès, diplomacisè etj.
Por, çështja e rolit, statusit dhe misionit te tyre shoqëror, qytetar, kulturor ose politik, parasegjithaash është një çështje e sociofilozofisë politike, diplomatike, letrare, kultuore, gazetareske, publicistike etj.
Rolin parësor të politikanit, diplomatit, shkrimtarit, gazetarit, publicistit, krijuesit ose artistit, duhet parë dhe nderlidhur me faktin e të qënit politikan, diplomat, shkrimtar, poet, gazetar ose publicist çasti ose mimenti. Kaq.
S’ka dyshim se pozita, statusi, funksiini, kariera ose krijimtaria e njohur letrare, shkrimore, gazetareske ose publicistike në veçanti, sikundër edhe format e njohura shkencore, kulturore, politike ose diplomatike në përgjithësi, kane hisen e vet në jetën shoqërore, qytetare, fetare, kulturore, politike, diplomatike etj., por nuk bën t´i glorifikojmë dhe ekzagjerojnë ato deri në infinit ose pafundësi.
U mor vesh se pozita, statusi ose kariera letrare, gazetareske, publicistike, politike, diplomatike etj.., nuk janë hyjni, profeci ose një dhuratë hyjnore ose profetike, përkundër faktit se arti, talenti, statusi, pozita, kariera ose funksioni, i lenë gjurmët e veta kudo.
Por, politikanët, diplomatët, shkrimtarët, gazetarët ose publicistët, nuk mund të quhën “demiurg”, “enfant terible” apo të “zgjedhur”(maneken) të e botës si në sfilatë mode ose pasarela.
Është çështje tjetër puna e jehonës ose famës auditoriale ose publike.
Në një shoqëri të sapodalë nga lufta; është shumë e rëndësishme ngrehina e shtëpisë, për zëvendësimin e tendës ose kasollës.
Siç e kam cekur shpesh, sot, ndryshe nga dje, në Prishtinë editohen ose publikohen dhjetëra gazeta të përditshme dhe revista, agjensi lajmësh dhe radio-televizonësh të pavarura e publike. Plus mekanizmat ose institucionet tjera.
U mor vesh se në Kosovë, pa asnjë dyshim, ka nevojë për ngritjen, shquarjen, artikulimin, kultivimin dhe avansimin e mendimi të njohur shkencor, racional dhe kritik.
Ndryshe nga kjo, as poza ose pozita qyqare dhe inferiore e heshtjes, dhe as retorika boshe ose patetike, nuk ndihmojnë për kapërcimin (tejkalimin) e “tabula rases” ose stadit të foshnjërisë fetare, kulturore, politike ose diplomatike të homo politicusit kosovar…Asnjë çmim komoditeti, servilizmi, konfomizmi, oportunizmi e poltronizmi ndaj pushtetit ditor ose periodik, nuk na amneston para të ardhmës së kombit dhe atdheut. Absolutisht jo.
Dhe, aq me pak përballjet e vazhdueshme infermale, ciklike ose enciklike në mes vlerave dhe antivlerave.
Në realitetin ose aktualitetin letrat, kulturor, gazetaresk, publicistik, politik dhe diplomatik të Kosovës, sot dominojnë prurjet e shumta të asaj që quhet ‘kuazi, anti dhe pseudo’, tok me vardisje, parulla, slogane, recidive dhe elozhe të neveritshme pllakative dhe ataviste.
Kujtoj se kjo është një karakteristikë e pashmangshme për periudhat e pasluftës dhe tranzicionitsi kudo nepër botë.
Ndaj, edhe nuk me shqetëson aq shumë ose aspak ky fakt, sepse pas kësaj stuhie infermale, diletante, deliriante, devijante dhe amatorekske, po ashtu vjen, pashmangshëm faza e seleksionimit natyror, intelektual dhe profesional.. .
Ritmi i jetës dhe i krijimtarisë shkencore, kulturore, gazetareske, publicistike, intelektuale, politike ose diplomatike, i ngjanë një maratone… Në vijën e startit rrjeshtohen të gjithë: të dobëtit e të fortit, kalamajtë e të rriturit, shtirakët e dinjitozët. Dihet se kush arrine në cak.
Në këtë rrerth vicioz ose biocenozë absurde ose abstrakte dhe obsukre, deshe a s’deshe, do të japësh dhe do të marrësh sipas ligjeve biologjike, matematikore ose aritmetike.
Ndryshe nga kjo, ateistët e pasinqertë, demagog, hipokrit dhe dogmatik, penetrojnë deklarohen dhe rrinë fare pranë teistëve, duke bërë poza të ndryshme rituale ose celebruese. Ndërkaq, të dy palët përfundojnë në blasfemi, apostazi, demagogji dhe hipokrizi.
Liria vetvetiu nuk është e vetëmjaftueshme.
Ajo ka nevojë për strukturën e vet bazike dhe kompozicionale, si dhe, për harmoninë e formës dhe të përmbajtjes. Vetëm atëherë ajo përligj, justifikon dhe pijadestalizon sakrificën e gjithë brezave ose gjeneratave shqiptare. Vetëm atëherë ajo kuptimëson dhe justifikon jetën e brezit të të gjallëve dhe të atyre që do të vijnë pas nesh.
As lufta çlirimtare dhe patriotike, nuk është një privilegj i askujt, por një detyrë dhe obligim për të gjithë. Nuk duhet avokat ose ciceron special për të mbrojtur a shpjeguar faktet që shihen e dihen. Në Kosovë, Serbia e imponoi luftën me logjikën nënshtrim a vdekje!
Dhe, siç ndodh shpeshherë në situata të tilla, populli nxori nga gjiri i vet pjesën më vitale, më sublime: gra e burra, të rinj e pleq, të gatshëm për sakrificën supreme ose sublime. Sa të neveritshme dhe cinike janë sot dilemat: Kush e solli lirinë? Kush e solli NATO-n etj?
Kur plasi ose filloi lufta çlirimtare dhe heroike, nuk dukej asgjekundi në horizont narrativa insubordinuese e intervenimit të NATO-s.
Ndërkohë që çlirimtarët ose dalzotësit shqiptar, asokohe kishin vetëm një aleat: Gatishmërinë supreme për të vdekur dhe bindjen se po vdisnin për kauzën e drejtë të lirisë.
Mund t’i kujtohet dikujt ndoshta intervista e fundit e Komandantit Fehmi Lladrovci që e quante Fat vdekjen për atdhe.
Ndonëse, personalisht nuk mohoj asnjë faktor ndikimi në rezultatin final, por këmbënguli tek fillimi që hedh në erë makinën e hedonizmit, herdonizmit, makiavelizmit dhe fatalitetit.
Grindjet e pyanëvonshme politike i quaj qesharake, ose tragjikomike.
Patjetër duhet t’i shporrim ose tejkalojmë demagogjinë, hipokrizinë dhe foshnjërinë fetare, kulturore, politike, diplomatike etj.
Njëra nga të drejtat themelore, elementare ose bazike tek sëcili njeri, përveç lirisë, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale dhe profesionalr për t´a fituar dhe mbrojtut atë liri shtetrore, nacionale, fetare, kulturore, politike, diplomatike, historike, gjeografike etj.
Një komunitet politik definohet përmes refuzimit të dhunës, shantazht, komplotit, bojkotit, linçimit, demonizimit, satanizmit, stigmatizmit ose skizmatizimit, si metodë e zgjidhjes së problemeve. Respektivisht, përmes metodave të njohura komplementare, suplementale, kontemplative, komprehensive, shkencore ose humaniste të debatit, dialogut ose diskutimit publik si mjete për zgjidhjen e problemeve akute ose kronike, përmes të cilave arrihet deri tek vendimet e përbashkëta kardinale ose kolaterale.
Nga kjo rezulton se identiteti i një kombi është identitet polemik, uniteti i të cilit konsiston në dialogun ose debatin ku ballafaqohen, kundërshtohen, por edhe ravijezohen, konturohen dhe pajtohen referencat ose preferencat e ndryshme shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, konceptuale, ideologjike, fetare morale, kulturore etj., të cilat bashkërisht i japin një populli (kombi) dhe shteti identitetin dhe fizionominë e tyre.
Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e popullit (kombit) dhd shtetit, është stili apo forma e debatit ai që krijon imazhin e tyre etj.
Në kuptimin e përgjithshëm të bashkimit ose kombinimit (konvencionalizimit) të anës spirtuale dhe materiale me anën praktike dhe teorike, respektivisht, heroike, patriotike, shtetrore, nacionale, politike dhe historike. Aty ku ndodhën të ravijezuara, konturuara, eksploruara, sintetizuara, harmonizuara dhe konvencionalizuara edhe shumë elemente të tjera brenda paradigmave dhe narrativave të njohura shkencore dhe humaniste në sfond.
Si vlerë madhore e filozofisë politike, pos tjerash është fakti se pluralizmi i njohur politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çkadoqoftë.
Dorën në zemër nga ajo që mund të shihet, dëgjohet, lexohet dhe kuptohet nga largësitë ose distancat e ndryshme: Shtei, liria (çlirimi), pavarësia, sovraniteti, integriteti, legjitimiteti, spontaniteti, ekskluziviteti, autenticiteti, digniteti ose dinjiteti i individit dhe kolektivitetit kosovar, me tepër të ngjajnë në fantashkencë (sciensfixion), iluzion, utopi dhe fatalizet, se sa në realitet, racionalitet ose normalitet.
Boshti i secilës etikë intelektuale, profesionale, pedagogjike, politike, diplomatike etj., është aftësia ose intelegjenca e njohur intelektuale dhe profesionale, për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.
Ndërsa, për të pasur një shtrirje të përgjithshme ose masive, etika pedagogjike, intelektuale, profesionale dhe patriotike, parasegjithash duhet me qenè globale ose universale. Domëthënë, një mision, narrativ ose gjakim i thellë pedagogjik (akademik), intelektual, profesional, kontemplativ, komprehensiv, komplementar, suplementar, intelegjent dhe patriotik për virtytin dhe idealin, përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale.
Ndonëse, në kulturën, informinin, politikën dhe diplomacinë “shqiptare” ose kosovare, akoma nuk dihet se cka (çfarë) ë mirë dhe me vlerë, dhe çka (çfarë) është pleh, kallp ose qelb nga ato që thuhen, flitën ose shkruhën publikisht.
Se këndejmi, në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste si Kosova: Edhe atëherë kur aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror (qytetar), politik, diplomatik, kulturor, shtetror, nacional, institucional, funksional, konstitucional, ushtarak (luftarak), shkencor, intelektual, profesional ose humanist -përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik, duhet pasur parasysh faktin se eksperienca kolektive e opinionit publik kosovar (sidomos mediat e shkruara dhe eletronike), shpeshherë ose vazhdimisht mbështesin një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar.
E tërë kjo si duket ka ardhur si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën ose llupën e një “dialektike” identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik, reduktohet ose përkthehet në favor të masës ose sasisë konsumuese. Dhe, ku përmes subjektit të ndërlikuar ose kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kluturës, shkencës, politikës sè lartë ose diplomacisë në natyrën dhe karakterin e njohur të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë: edhe shtreast e larta ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale.
Duke menduar në narrativin (narracionin) dhe fuqinë e munguar nxitëse, kreative dhe stimuluese të elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të Kosovës, e cila do duhej të shquhej dhe karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues, si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eksperimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize.
Është teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale ose politike, në vështrimin e parë, si teori borgjeze ose skllavopronare e dhunës ose shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit.
Por kjo ide ose ideologji, si çdo fjalim i ashpër kundër gënjeshtrës së palës tjetër antropologjike ose antropolitike, ka një tendencë të dyshimtë për t’u bartur, transformuar dhe promivuar nga ana e saj si ideologji shtetformuese (shtetrore), nacionale, politike, diplomatike, historike, gjeografike, fetare, ldtrare, kulturore, informative (gazetareske), publicistike etj.
Ndaj, pa ndryshuar punët brenda Kosovës dhe Shqipërisë, në trurin shqiptar, në mendimet e tija, vështirë se mund të ndryshojë diçka për të mirë as në Kosovë dhe as në Shqipëri.
“Edhe lisat e gjatë, që dukeshin si fantazma të trishtueshme, shushuruan dikur… Edhe qyqja kukati tri herë. As bulku nuk mbeti pa lëshuar zë.”, do thoshte (shkruante) dikur Anton Pashku.
Kjo është nën çdo nivel dhe kriter modern ose civilizues. Me besoni ju lutem!
Është e habitshme dhe interesante se gati asnjë formë shkencore, akademike, pedagogike, letrare, kulturore, informative, politike, diplomatike etj….Asnjë mënyrë e të menduarit dhe logjikuarit konform me kohën dhe botën re që ishte/është/ aktuale në botë – s’është reflektuar fare në Kosovë, por merren me gjëra që nuk varen fare prej tyre. Të mësuarit e shkruarit të një eseje, analize ose tregimi të vetëm mbi edukaten dhe kulturën politike dhe diplomatike, është shumë më i levërditshem se sa debati i pafund mbi “instutucionalistët” e LDK-s dhe “anarkistët” e Vetvendosjes etj.
S’ e kupton dot se si ata ose ato që i thonë vetes politikan të kualifikuar ose diplomat kariere, apo analist ose opinionist portalesh dhe gazetash ditore ose peridike, nuk lexojnë fare, nuk dijnë të flasin dhe shkruajnë si duhet shqip etj…Apo, sëpakut të mësohen të mendojnë dhe logjikojnë normalisht ose racionalisht….Në menyra racionale ose kritike.
Ndaj, pa ndryshuar esencialisht (substancialist) punët në Kosovë, në trurin shqiptar, në mendimet, veprimet dhe reagimet e tij, vështirë se mund të ndryshojë diçka për të mirë tek kosovarët.
Nuk bëhen kultura dhe historia me njerëz pa kualifiim, pa edukatë, pa kulturë, pa vizion, pa narracion dhe pa histori.
“Unë nuk mund t’i mësoj asgjë askujt; unë vetëm mund ti bëjë ata të mendojnë ose logjikojnë. (Sokrati)
Sikur po jetojmë në një invazion dhe inflacion të madh të “patriotëve dhe intelektualëve” alien ose pa histori në Kosovë dhe gjithandej!
Kjo ka ndodhur,sepse akteret ose protagonistët e njohur të elitës së dikurshme shkencore, kulturore, intelektuale ose politike të Kosovës, ka kohë që e kanë braktisur skenën politike ose politikëbërëse të Kosovës dhe nuk janë më aty si dikur, ose kanë emigruar në parlament, politikë dhe diplomaci. Dhe, kjo tingëllon krejtësisht e çuditshme, paradoksale, reaksionare ose anakronike për botën dhe kohën e sotme moderne ose bashkohore, kur kemi tendenca të ndryshme meskine, retrograde, infantile dhe patologjikë për të prezantuar ose interpretuar lirinë (çlirimin), informimin, drejtësinë, barazinë, shtetin, pushtetin, sovranitetin, integritetin ose pavarësinë e Kosovës si “gjetje”(zbulim) dhe meritë eksluzive ose eksplicite të filan liderit ose fistek politikanit aktual, ditor ose periodik! Dhe, kjo ndodhë në shtetet ose shoqëritë post-moderne ose neoliberaliste (si Kosova etj.) ku e bukura, e vërteta, sublimja dhe madhështorja, bëhen konkubine ose kurtizane të “industrisë propagandistike”, e sidomos asaj politike, diplomatike, mediale ose propagandistike. Kundërshtare të shkencave politike, si dhe të çfarëdollojë teorie shkencore, humaniste ose metaestetike që krijon vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore. E sidomos në ato vende ose hapësira, ku ajo ose ato çfarë mendohen, thuhen dhe shkruhen për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarërsinë , shpesherë janë shumë larg nga realiteti, funksioni dhe ndikimi i tyre real ose substancial (esencial) në jetën e njerëzve ose qytetarève, në ndërgjegjen dhe vetëdijen e tyre shtetrore, nacionale, politike, historike, ushtarake (luftarake), kulturore, patriotike etj.
Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë ekzakte, apo të shtrembëruar edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarëve, dhe i cili anasjelltas ka inkursione ose reperkursione të shumëta eksterne ose eksplikative. Duke iu përshtatur në një masë të dukshme ideologjisë sundimtare ose dominuese.
Se këndejmi, po të kishte një gram ose miligram nderë ose moral në shtetin, pushtetin, popullin (elektoratin), politikën dhe diplomacinë e Kosovës, e sidomos në disa media të shkruara ose elektronike: Nuk ka qenë dashur të afirmohen, valorizihen, glorifikohen, zgjedhën, kandidohen, trafikohen ose kontrabandohen kurrë njerëzit e panjohur, të paditur, të dyshimtë, stupid, nebuloz dhe mediokrit.
Ndryshe nga kjo, e gjithë filozofia politike, diplomatike, gazetareske, analitike ose publicistike, janë një akt, stil, takt, talent ose art i gjuhës, dialogut, komunikimit….Diçka që na drejton drejt afrimit dhe koperimit me të tjerët, si dhe me njëri tjetrin. Çdo mendim i madh fillon me një fjalë, ide, teori, metaforë, adiaforë, alegori…Mendimtarët e mëdhenj janë shpeshherë edhe komunikues, dialogues ose oratorë supremë ose kulminant, por, nganjëherë, raporti ose marrëdhënia mes mendimit, shkrimit, gjuhës ose komunikimit, mund të shfaqet konfliktuale, kontraditore, banale ose fataliste. Ndaj, mu për këtë fakt, filozofët, sociologët, psikologët dhe politologët e specializuar dhe kompetent, bëjnë prova, duke folur ose shkruar për politikanët ose diplomatët e ndryshëm, derisa i gjejnë ne gaf, ose i fusin në brendinë ose vetvetën (egon) e tyre normale dhe racionale. Këtë stil ose këtë traditë dydrejtimëshe, insubordinuese, kontemplative, komprehensive, komplementare, suplementare ose superlative, mund të hasim edhe tek Kanti, Hegeli, Niçëja, Shopenhauri, Dekarti, Spinoza, Poperi, Loku, Platoni, Chomsky, Ruxher Boshkoviçi, Pushkini, Lomonosovi…dhe deri tek filozofia ose pedagogjia e rreptë (strikte) e Aristotelit.
E thashë edhe dikund me herët. Sikur po jetojmë në pikëtakimin ose pikëkalimin ndarës në mes botës së vjetër klasike, romantike, idealiste ose realiste dhe “botës moderne” materialiste dhe surealiste të kaosit, konfuzionit dhe anarkizmit. Bota jonë sikur po tkurret dhe zventohet. Shkenca dhe teknika janë bërë të pakapshme, imagjinare ose fiktive.
Kush mund t’i kuptojë aventurat e fundit të gjenetikës, astrofizikës, astrobiologjisë etj..? E sidomos kultivimin ose blerjen marramendëse ose astronomike të spermës së kalit, magarit (gomarit) ose shtazëve (bishave) tjera, për të lindur ose krijuar “mëshkuj ose burra të fortë” për luftë etj….?! Kush mund t’ia shpjegojë sot ato popullit ose profanit..
Ndaj, pavarësisht asaj se kush ndodhët në krye (maja) të shtetit, pushtetit, politikës dhe kulturës shqiptare, Doktor Berisha, Profesor Rama, apo dikush tjetër: Shqipëria e ka të rezervuar, siguruar dhe garatuar të drejtën legjitime dhe absolute për të intervenuar në Kosovë dhe të gjitha hapësirat tjera shqiptare, kur gjërat shkojnë keq dhe si nuk duhet. Në të kundërten, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materiren, krijesën dhe ekzistencën tonë individuale dhe kolektive.
Nuk është aspak e lehtë të jetosh në mes vlerave dhe antivlera, apo mbase në mes krimit dhe fasadës.
Çdo ditë jetojmë me pasiguri individuale dhe kolektive nga paradokset e mesiperme reaksionare dhe anakronike. .S’ka gjë më të ankthshme dhe me stresuese se kjo për njeriun e sotëm shqiptarë.
Në të kundërten, siç e ceka me lartë, përdorimi më i bukur i fjalëve, nganjëherë të duken hosteni, metafora, humori, elokuenca ose heshtja, nëse nuk keni asgjë të mençur, konkrete ose relevante për të shkruar ose për të thënë.
Komentet