1. Sipas vullnetit të tyre të lirë, pa presione, pa shkëmbime favoresh, pra sipas bindjes dhe formimit të tyre politik, një i majtë voton majtas, një i djathtë voton djathtas, duke mos harruar aftësitë profesionale, edukimin dhe moralin e personit për të cilin votojnë. Nëse devijohet bindja politike për favore afatshkurta, kjo çon në humbje te integritetit dhe të dinjitetit të votuesit dhe varësia ndaj ketij favori është afatgjatë.
2. Sipas asaj pjekurie politike të bazuar në histori. Në 100 vitet e fundit, forcat e majta politike kanë shënuar vetëm regres me pasoja apokalyptike për shoqërinë shqiptare; Partia Komuniste dhe e Punës e enver hoxhës, me izolimin, persekutimin dhe shkeljen e të trejtave të njeriut; Partia socialiste e Fatos Nanos me rebelimin e ’97-es dhe krimin e organizuar; Partia mavi e Edi Ramës me shpopullimin masiv, kriminalizimin e jetës dhe kanabizimin e Shqipërisë. Prandaj vota majtas është votë e gabuar.
3. Shqiptarët janë konservatorë në përgjithësi, e duan familjen, i duan të drejtat dhe liritë e njeriut, janë fanatikë në ruajtjen e kulturës, traditës, racës dhe gjuhës. Shqiptarët I kanë mbrojtur me gjak kufijtë, pra janë nacionalistë dhe jo globalistë, janë autoktonistë, kërkojnë bashkim kombëtar me Kosovën dhe viset e tjera shqiptare. Shqiptarët duan tregun e lirë, pronën private, janë kundër centralizimit të ekonomisë, janë kundër taksave të larta. Me këto tipare, shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen se kanë qenë historikisht dhe janë janë të djathtë.
TË DIELËN NUK JU FALET SHQIPTARËVE NËSE VOTOJNË NDRYSHE.
Dhe së fundmi, unë kam pasur shpresë, pra kam pritur, që Partia Demokratike dhe forcat e djathta, koalicionin BASHKË FITOJMË, t’a realizonin BASHKE ME DIASPORËN.
Diaspora, që është më e madhe në numër se çka ka mbetur në Shqipëri, përfaqëson atë pjesë të popullit shqiptar, të larguar më së shumti nën pushtetin e Partisë Socialiste e pakënaqur nga kjo parti dhe në shumicën e saj absolute është kundër pushtetit të Edi Ramës dhe mbështet partitë e djathta. Ajo ka një potencial të jashtëzakonshëm për ndryshime politike pozitive në zgjedhje dhe rotacione politike.
Në mungesë të Diasporës, ky koalicion kishte nevojë për çdo parti dhe individ që t’i bashkohet lëvizjes për largimin kësaj të keqeje të madhe korruptive dhe kriminale që ka zaptuar pushtetin dhe shoqërinë. Por, sidoqofte, dështimi për realizimin e VOTËS SË DIASPORËS, ka qenë edhe ne parë dhe do të jetë një minus i madh në rezultat për Partinë Demokratike.
Megjithate jam i bindur se shumica e shqiptareve në Shqiperi do t’i pergjigjen thirrjes se Dr. Berisha, do te votojne te djathten konservatore, pra për Partine Demokratike dhe kandidatet e saj.