SHVYC (SCHWYZ) – Presidentja e Konfederatës, Doris Leuthard, përurori mbrëmë një teleferik të ri në Stoos (Shtos) të kantonit Shvyc, me një pjerrësi deri në 110%, më të pjerrëtën në botë.
Kabinat lëvizin duke u rrotulluar nga 562 metra lartësi duke arritur në katër minuta 1306 metrat.
Mjeti, realizuar në vend të teleferikut të vjetër të ndërtuar më 1933, mund të transportojë deri në 136 veta. Vepra, e kryer dy vjet me vonesë, kushtoi 52 milionë franga.
Komentet