Pandemia e COVID-19 mund ta dëmtojë seriozisht ndikimin global të Kinës dhe ta kthejë në të kundërt politikën e saj të jashtme ekspansioniste. Mbi të gjitha, ajo (pandemia) do të përshpejtojë konfrontimin strategjik të Kinës me Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni tani ndjehet i justifikuar në përkufizimin e Kinës si një nga dy kundërshtarët kryesorë gjeopolitikë të Amerikës në Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare. Dhe administrata Trump do të kërkojë të heqë vëmendjen nga dështimet e veta për të kufizuar përhapjen e pandemisë duke dëmtuar Kinën.
Gjatë javëve të para kritike pas shpërthimit të COVID-19 në Wuhan, qeveria kineze e fshehu kërcënimin në përshkallëzim dhe i bëri të heshtnin mjekët që raportuan faktet. Kjo politikë tradicionale komuniste mashtrimi i dha virusit mundësinë të përhapej me shpejtësi brenda dhe përtej kufijve të vendit. Media amerikane, tashmë, është e ngopur me raporte dhe zëra për mbulimin që bëri Pekini, çfarë po shton zemërimin e opinionit publikut kundër Kinës.
Propaganda e ngathët e zyrtarëve kinezë që fajësojnë ushtrinë amerikane për përhapjen e virusit i ka hedhur zjarrit benzinë. Republikanët dhe media pro-Trump e kanë sulmuar Pekinin dhe kanë bërë thirrje për hetime mbi fshehjen e pandemisë. Një pakicë beson se Kina, në të vërtetë, e ka kufizuar përhapjen e pandemisë, por dyshojnë për një mashtrim edhe më të madh. Disa flamurtarë madje bëjnë thirrje që Pekini të paguajë kompensim për pandeminë.
Dyshimi dhe kundërshtimi amerikan ndaj Kinës do t’i mundësojë Trump të pretendojë se ai kishte të drejtë kur nisi një lufte tregtare me Pekinin në vitin 2018. Dhe marrëveshja e planifikuar tregtare SHBA-Kinë nuk ka gjasa të nënshkruhet në një kohë të shkurtër. Mbështetësit politikë të presidentit do të bëjnë presion për një politikë të “shkëputjes” ekonomike, duke dhënë sinjalin e një ulje të konsiderueshme të lidhjeve ekonomike amerikano-kineze që janë zhvilluar gjatë katër dekadave të fundit. Një politikë e tillë, gjithashtu, mund të fitojë mbështetje dypartiake, pasi edhe politikanët demokratë e perceptojnë kërcënimin kinez në rritje ndaj interesave amerikane.
Kjo luftë e ftohtë e re ekonomike mund të ketë disa përbërës që synojnë të kufizojnë varësinë e Amerikës nga Kina. Pekinit mund t’i kufizohet hyrja në tregun e madh të konsumatorëve të SHBA dhe t’i ndalohet të përftojë ndonjë teknologji të sofistikuar. Korporatat e mëdha amerikane do të inkurajohen të tërhiqen nga Kina dhe të zhvendosen në vend ose në shtetet e tjera ku fuqia punëtore është më e lirë. SHBA do të bllokojë të gjithë investimet kineze në infrastrukturën 5G dhe sektorë strategjikë ekonomikë të tjerë. Dhe Uashingtoni do të zhvillonte një fushatë sistematike për të çbërë varësinë nga zinxhirët e furnizimit kinez.
Konflikti në përgatitije SHBA-Kinë do të rrisë rëndësinë e Tajvanit. Vendosmëria e Pekinit për t’ia mohuar Tajvanin një zë në Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) parandaloi kontributin jetik në vlerësimin e hershëm të shpërthimit të pandemisë. Uashingtoni, gjithashtu, do të dekurajojë aleatët e tij europianë të investojnë në Kinë ose të hapin vendet e tyre për huadhënie, biznes dhe punëtorë kinezë. Të dhënat mizore (të shkeljeve) të të drejtave të njeriut nga Pekini në Tibet, Xinjiang dhe Hong Kong mund t’i inkurajojnë kryeqytetet europiane të krijojnë një koalicion anti-Kinë me Uashingtonin.
Prej rënies së kërkesës në mbarë Europën dhe Azinë për arsye të përhapjes së krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia, Iniciativa e Zonave dhe Rrugës së Kinës (BRI), një program infrastrukturor trilion dollarësh që thith shtetet e varfra në borxhe dhe manipulime politike, do të vihet nën një kërcënim në rritje. Politika amerikane e kombinuar me tkurrjen ekonomike globale gjithashtu mund ta shtyjë Kinën drejt paqëndrueshmërisë së brendshme. Ekonomia kineze do të ndikohet rëndë dhe do të rrisë presionin ndaj presidentit Xi Jinping. Nëse konfrontimi strategjik me SHBA dhe Europën zgjatet, trazirat sociale mund të zgjerohen. Populli mund të zemërohet gjithnjë e më shumë nga përhapja e një pandemie të fshehur nga regjimi.
Papunësia në rritje, një rrjet i kufizuar i sigurisë sociale, irritimi nga mbikëqyrja e rritur e policisë dhe zhgënjimi me drejtuesit politikë do të prodhojë një formulë për trazira, protestat masive, greva, e madje edhe dhunë. Nëse standardet e jetesës fillojnë të bien në mesin e klasës së mesme kineze e cila është mësuar me një rritje të qëndrueshme ekonomike, popullsitë urbane mund të kthehen kundër komunistëve në pushtet. Nëse nuk do të mund të sigurojë më privilegje materiale për zyrtarët e saj, edhe vetë Partia mund të copëtohet nga trazirat e brendshme.
Kriza e Kinës gjithashtu do të ndikojë negativisht në ekonominë globale. Për shkak se Kina përbën gati 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) botëror dhe po kthehet në tregun kryesor të konsumit në botë, tkurrja e saj ekonomike do të dëmtojë edhe ekonomitë perëndimore. Dhe nëse Pekini fajëson Perëndimin për vështirësitë e tij, ai mund të tërhiqet nga marrëveshje të ndryshme ndërkombëtare, siç janë angazhimet për uljen e emetimit të gazrave të serës dhe ndarjen e teknologjive të energjisë së rinovueshme. Përballë paqëndrueshmërisë dhe rënies, regjimi kinez gjithashtu mund të kthehet në një nacionalizëm më agresiv kundër Tajvanit dhe madje edhe të ndërmarrë aventura ushtarake në Lindjen e Largët, të cilat mund të përshkallëzohen në përleshje të drejtpërdrejta me forcat amerikane.

Dita 66, Albania
GROWING AMERICAN HOSTILITY TOWARD CHINA
Janusz Bugajski, 24 April 2020
The COVID-19 pandemic can seriously damage China’s global influence and reverse its expansionist foreign policy. Above all, it will accelerate China’s strategic confrontation with the United States. Washington now feels vindicated in defining China in its new National Security Strategy as one of America’s two major geopolitical adversaries. And the Trump administration will seek to deflect attention from its own failures to contain the pandemic by damaging China.
For the critical first few weeks after the COVID-19 outbreak in Wuhan, the Chinese government covered up the escalating threat and silenced doctors who reported the facts. This traditional Communist policy of deception enabled the virus to rapidly spread within and beyond the country’s borders. The American media is now saturated with reports and rumors about Beijing’s cover up that is intensifying public anger against China.
Inept propaganda by Chinese officials blaming the American military for concocting the virus has added fuel to the flames. Republicans and the pro-Trump media have lambasted Beijing and called for investigations of the pandemic cover-up. Few believe that China has actually contained the pandemic but suspect an even bigger deception. Some hawks are even calling for Beijing to pay compensation for the pandemic.
American suspicion and hostility toward China will enable Trump to claim that he was right in launching a trade war with Beijing in 2018. And the planned U.S.-China trade deal is unlikely to be signed any time soon. The President’s political supporters will push for a policy of economic “decoupling,” signaling a substantial reduction of American-Chinese economic links that have been developed over the past four decades. Such a policy may also gain bi-partisan support, as Democratic politicians also perceive the growing Chinese threat to American interests.
This new economic cold war can have several components aimed at limiting America’s dependence on China. Beijing could be restricted in its access to the huge U.S. consumer market and prohibited from gaining any sophisticated technology. Large American corporations will be encouraged to pull out of China and relocate home or to other countries where labor is cheaper. The U.S. will block all Chinese investment into 5G infrastructure and other strategic economic sectors. And Washington would conduct a systematic campaign to sever dependence on Chinese supply chains.
The brewing U.S.-China conflict will raise the stature of Taiwan. Beijing’s determination to deny Taiwan a voice in the World Health Organization (WHO) prevented vital input in early assessments of the pandemic outbreak. Washington will also discourage its European allies from investing in China or opening up their countries to Chinese loans, business, and workers. Beijing’s atrocious human rights record in Tibet, Xinjiang, and Hong Kong may encourage European capitals to form an anti-China coalition with Washington.
Due to falling demand across Europe and Asia because of widespread economic distress caused by the pandemic, China’s Belt and Road Initiative (BRI), a trillion-dollar infrastructure program that sucks poor states into indebtedness and political manipulation, will come under increasing threat. American policy combined with global economic contraction can also push China toward internal instability. The Chinese economy will be severely impacted and increase pressure against President Xi Jinping. If the strategic confrontation with the U.S. and Europe is prolonged, social unrest could expand. The public may become increasingly angered by the spread of a pandemic that the regime has hidden.
Rising unemployment, a limited social safety net, frustration with growing police surveillance, and disillusionment with political leaders will provide a formula for riots, mass protests, strikes, and even violence. If living standards start to fall among the Chinese middle class that has grown accustomed to steady economic growth, urban populations could turn against the ruling communists. And the Party itself could be racked by internal turmoil if it can no longer provide material privileges to officials.
The China crisis will also impact negatively on the global economy. Because China accounts for nearly 20% of world Gross Domestic Product (GDP) and is becoming the world’s leading consumer market, its economic contraction will also damage Western economies. And if Beijing blames the West for its predicament it could pull out of various international agreements such as commitments to lowering greenhouse gas emissions and sharing renewable energy technologies. Facing unrest and decline, the Chinese regime could also turn to more aggressive nationalism against Taiwan and even stage military adventures in the Far East that could precipitate direct clashes with U.S. forces.
Komentet