Siç dihet, në Kosovën e pasluftës, gjegjësisht, në Kosovën e kontrasteve, paradokseve, turbulencave, anakronizmave, anomalive dhe patologjive të panumërta shtetërore, nacionale, politike, ushtarake, policore, diplomatike, administrative, juridike, institucionale, konstitucionale dhe të tjera… u ngritën dhe promovuan hajdutët, profiterët, matrapazët ose kontrabandistët e njohur dhe të panjohur të luftës dhe pasluftës së bashku me tregtarët e flamujve dhe “stërshitesit e sofistikuar” ( ambulantë) të shpirtërave të pafajshëm dhe moralit të gjithëmbarshëm shoqëror ose qytetar në vendin tonë si Isa Mustafa, Edita Tahiri, Blerim Shala, Skender Hyseni, Bujar Bukoshi etj.etj.Në lirinë e zorshme dhe aq të kushtueshme të popullit ( kombit) dhe atdheut tonë, heronjtë, dëshmorët, luftetarët, intelektualët, atdhetarët ose patriotët e vërtetë, jo rrallë u harruan , u përbuzën ose injoruan me forcë dhe dinakëri të njohura sllavo-bizantine nga ana e ” kampit” komplotist dhe kolaboracionist.
Apo, u burgosën, arrestuan, linçuan, kriminalizuan dhe pushkatuan shpirtërisht, moralisht , publikisht, familjarisht dhe në të gjitha format tjera nga faktori i brendshëm dhe ai i jashtem. Ndërsa, poltronët, sërvilët, bedelët, debilët,vasalët, kameleonët, çatipët, pseudopatriotët, antiheronjtë, mercenarët, renegatët ,matrapazët, kolaboratorët, kontrabandistët dhe dezertorët e ndryshëm ushtarak ( luftarak) dhe politik, u ngritën dhe avansuan vazhimisht në “xhunglën e madhe” të atyre ligjëve të pashkelura kushtetuese, politike, institucionale, konstitucionale, kadrovike, administrative etj.Rasti i fundit i ngritjes dhe themelimit të të ashtquajtures ” republikës serbe” në Veriun e Kosovës” së bashku me themelimin e ” gjykatës speciale” kunder UÇK-se etj. Flet vet. No Comment!Se këndejmi, vet fakti se pjesën dërmuese ( shumicen absolute ) të pushtetit ( regjimit) aktual në Kosovë e përbejnë ish ” pionerët” ose ” veteranët” e Josip Broz Broz Titos dhe ish regjimit kriminal dhe gjakatarë të Milloshevicit se bashku më profiterët dhe matrapazët e ndryshëm të luftës dhe pasluftës. Të bën të vemendëshëm dhe tepër kurioz ndaj apatisë, injorancës, animozitetit, amorozitetit dhe një fataliteti të përgjithëshem të ” shtetit” dhe pushtetit ( regjimit) aktual në Kosovë.
Eklips moral? Apokalipsë njerëzore? Sfilatë turpi? … Arenë gladiatorësh…! Teatër absurd… Kortezh i lagur, kortezh mortor, kortezh turpi …Apo, ja ku ndodhën sot ” shteti” dhe ” pushteti” (regjim) i ngritur mes krimit dhe fasadës….! Sepse, ashtu kane deshiruar ” narodi” ose elektorati kosovar se bashku me ” burrat e forte” te Brukselit dhe Uashingtonit.
Ne kete vorbull, habite fakti se si SHBA-se dhe BE-se, permes ” traktateve” ose ” mareveshjeve” te ndryshme antishqiptare ose antikosovare me Serbine, po mendojne t´ua zgjatin jeten nje klike (kaste) te harbuar dhe te kriminalizuar pushtetmbajtese ose politike-kunder te te cileve kane ngitur ose themeluar madje edhe gjykata ose panele te ndryshme speciale???!!!!
Aty janë edhe disa të të ashtuquajtur “komisarë politikë” ose ” komandant imagjinarë” të UÇK-së, të cilët në rastin konkret nuk janë asgjë tjetër pos një ” kolone të pestë” mërcenarësh, kuislingësh, kolaboratorësh, demagogësh dhe hipokritësh të ndryshëm komplotist dhe dekonspirativist. Për të mos thënë këtu mrcenarë ose ” kolaboratorë të kamufluar” të Serbisë etj. Të cilët e ” duan ” Kosovën pa shqiptarë. Sepse, as vet në instancë të fundit nuk janë shqiptarë të vërtetë. Por, ia që ” narodi i ri ” kosovar i ka faktorizuar edhe ata ! (…)
Një fjalë e urtë arabe thotë se ai që ia bën varrin ose gropën tjetrit, le t´i mbajë mbi supe trupin, shpirtin dhe vetëveten e tij.
U mor vesh se pjesën dërmuese të ” prokurorisë” dhe ” senatit bizantin” të Romës, atëbotë thuhet se e përbenin spiujt e ndryshëm ose agjentët, demagogët, hipokritët, të mundurit, renegatët e ndryshëm ose dezertorët. Komplotistët e kamufluar konspirativë dhe dekonspirativistë…Vasalët, servilët, kameleonët, bedelët, debilët e ndryshëm injorant, intrigantë ose nebulozë. Mizantropët, filisterët, psikopatët ose maniakët depresivë … Hedonistët dhe alkimistët e parikuperueshëm infantil dhe patologjik etj.
Kishte edhe profiter të luftës, tregtar flamujsh dhe shpirtërash të pafajshëm luftëtarësh dhe komandantësh të rënë në fushën e luftës. Madje, edhe papus, guenon ose ” okultist ” të ndryshëm shamanik ose ezoterikë që e përhapnin dhe propagandonin të ” vërtetën” dhe “lavdinë e madhe” mbi “pemën e bekuar” dhe “eliksirin” e “rinisë së përhershme” dhe “jetës së pasosur” përtej asaj “anës tjetër” të vdekjës!….Si “Sizifi mitik” i Homerit dikur me atë guri të rende mbi supe fund e krye asaj kodre të madhe të Golgotës gjatë asaj rruge të mundimshe në Had! (…).
Ndaj, në duart e kujtë ndodhën vallë shteti, pushteti, politika, diplomacia, liria dhe drejtësia e sotme kosovare? Në duart e ndyera dhe të përlyera të hajnave ( hajdutëve), profiterëve, matrapazëve, demagogëve dhe hipokritëve të ndryshëm analfabet ose gjysëmanalfabet. Në ” duart e sigurta” të etikës dhe estetikës së preferuar institucionale dhe konstituonale që apo vdes akoma pa lindur ose në embrion. Apo, ku !!!
Thonë se vetëm të vdekurit, të mundurit dhe të marrët, nuk i ndryshojnë kurrë vesët, cemët, të metat ose dobësitë e tyre objektive dhe subjektive si Isa mustafa & Company.
Sidoqofë, në Kosovë dhe gjithandej, dielli lindë ose ditet agojne edhe per ata qe nuk i shohin dhe s´i meritojne!
Komentet