…U mor vesh se në fushën ( tabelen) ose lojen e njohur të shahut, pos tjerash, janë tepër me rëndësi mbrojtja dhe fitoret e vazhdueshme të mbretit. Gjithçka tjetër pra i takon mbretëreshës, të cilën lojtaret e rryer dhe me përvojë nuk e japin ose nuk e falin si të thuash kurrë për një kali ( tore) ose ushtar të thjeshtë në fushë.
Kështu është edhe me mendimin ose opinionin e shfaqur publik i cili vazhdimisht i nënshtrohet ligjit të njohur të gravitetit ose barazpeshës së njohur morale ( etike), profesionale, patriotike, metaestetike etj. Duke i ngjarë kështu një “lavjerrësi” ose këndmatësi profesional dhe metaestetik në atë menyrë që poli ose krahu i djathtë i tij, është gjithmonë i njejtë ose i barabartë me të majtin në raport me epiqendrën. Gjegjësisht, me pikën qëndrore të rëndesës ose gravitetit.
Në fushën e njohur lukrative dhe tepër sfiduerse dhe kompetitive të mendimit ose opinionit të lartë shkencor, politik, diplomatik ose zhurnalistiko-publicistik -sidomos. Ku gazetarët, intelektualet ose analistët e specializuar dhe kompetent të rangut ose nivelit të lartë shkencor, intelektual ose profesional, vazhdimisht i shohin , godasin dhe arrijnë caqet, objektivat ose qëllimet e tyre intelektuale dhe profesionale në atë menyrë që nuk mundë t´i shohin ( godasin) dhe arrijnë edhe gjithë të tjerët.
Në anën tjetër ndërkaq, ata gjithmonë i kryejnë ose përmbushin detyrat dhe obligimet e tyre morale, intelektuale, profesionale dhe patriotike ndaj popullit ( kombit) dhe atdheut të tyre përkatës ose respektivë në atë menyrë që shtresat ose kategoritë tjera të shtetit dhe shoqërisë i lënë për me vonë apo nuk i përmbushin kurrë?! Duku u ofruar të tjerëve alternative, solucione ose zgjidhje konkrete dhe pragmatike ne tejkalimin e problemëve të tyre akute ose kronike. Gjegësisht, objektive dhe subjektive.
Shih për këtë, të qenurit (prezenca), sugjerimet, rekomandimet, këshillat ose rezistenca e çfarëdollojshme e elitës ose prominencës së njohur shkencore, intelektuale, ,kulturore, informative ose publicitike në vendin tonë (Kosovë) e kanë peshën, mesazhin, dimenzionin, karakterin dhe rëndësinë e posaçme nepër etapa ose periudha të ndjeshme dhe tepër sfiduese ose eklektike nepër të cilat po kalojnë Kosova dhe shqiptarët.
Ndonëse, gjithnjë duke e vërë theksin në “malin e madh” të obligimëve dhe përgjithësive të shumëta shtetërore, nacionale, politike, morale, intelektuale, kulturore, profesionale, patriotike dhe te tjera të elitave, strukturave ose superstrukturave të njohura intelektuale dhe profesionale- ndaj njeriut ( individit), popullit ( kombit) dhe vendit tonë në të gjitha çështjët dhe aspektët e mundshme.
Kjo pra në një kohë ose periudhë të fluidshme, hektive, turbulente dhe tepër sfiduese dhe dinamike të konsolidimit të gjithëmbarëshem dhe tranzicionit, ku kërkohet përvojë, maturi, edukatë, kulture, pjekuri, emancipim, disiplinë, afinitet, profesionalizëm dhe përgjithësi e lartë morale, shkencore, intelektuale, profesionale, dhe politike nga të gjitha shtresat ose kategoritë e mundshme shtetërore ose qytetar në Kosovë. Dhe, jo vetëm retorika ose oratori të zjarrta ( boshe) pas ngjarjeve ose vendimëve të medha ose kardinale -historike per fatet e pergjithshme te kombit dhe atdheut tone.Kosova dhe “lehtësia e padurueshme” e shtetit ligjor dhe demokratik.Disa shembuj konkretë:
Figura dhe personalitete të njohura vendore dhe ndërkombëtare, ka kohe që e kanë ngritur zërin ,duke tërhequr vërejtjet e tyre për forma dhe menyra të ndryshme të abuzimëve ose keqpërdorimëve të ndryshme në të gjitha instancat ose nivelët e mundshme të shtetit dhe qeverisë kosovare në një periudhë të fluidshme dhe tepër hektike të konsolidimit (shteteformimit) të ngadalëshëm dhe tranzicionit. Kjo duke filluar nga që nga klanizimët, fosilizimet, instrumentalizimet, uzurpimet ,privatizimet dhe komercionalizimet e ndryshme ( të pafalshme mbase ) të mekanizmave dhe institucionëve të gjithëmbarshme shtetërore, qeveritare ,politike, diplomatike dhe te tjera në vendin tonë në njerën anë. Si dhe me relativizimin, absolutizimin dhe privatizimin e lirisë dhe moralit të gjithëmbarshëm shoqërorë ose qytetarë nga ana e të të ashtuquajturve liderëve-shtet dhe shtetit -parti! Duke t´i rikujtuar kështu kthetërat, fiksionet, sloganët dhe recidivet e njohura autoritare dhe totalitariste të regjimit të meherëshem komunopansllavist etj.
Ndonëse, pa i harruar këtu fenomenet ose dukuritë e shëmtuara (iracionale) dhe tepër groteske të krimit të organizuar, kontrabandes, prostitucionit dhe korrupsionit të gjithëmbarshëm dhe të çfarëdollojshëm në vendin tonë së bashku me kompromiset dhe koncesionet e vazhdueshme teritoriale, politike, administrative, juridike dhe të tjera të Kosovës ndaj Serbisë, Malit të Zi dhe të tjerëve si i ashtuquajturi ” asociacioni i pavarur i komunave serbe” (lëxo: ” republika serbska” ) në Veriun e Kosovës dhe Mitrovicës, ” demarkacioni kufitarë” me Malin e Zi dhe Maqedoninë! Si dhe shumë absurde, paradokse, anakronizma dhe anomali tjera objekive dhe subjektive të shtetit dhe pushtetit kosovarë.
Dhe, cili ka qenë qëndrimi ose pozicioni i mediave të shkruara dhe elektronike ndaj trendëve të mesipërme diviante dhe eskalative në Kosovën e pasluftës? Në fund shtrohet pyetja. Mbase, gjithnë fjala mbi fuqinë ose pushtetin e katërt në vendin tonë: Si duket, në vend të mbrojtjes dhe afirmnimit të mbretit dhe mbretëreshës, respektivisht, të popullit ( kombit) dhe atdheut tonë, shumica e medieve të shkruara dhe elektronike në Kosovën e pasluftës, me tepër i mbrojten dhe afirmuan liderët e ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë së bashku me nomenklaturat ose politikat e ndryshme ditore ose periodike. Dhe, jo popullin ( kombin) dhe shtetin së bashku me vlerat, potencialet ose resursët e njohura globale dhe universale të Kosovës dhe shqiptarëve. Duke u bërë zëdhënëse ose “propaganduese të spikatura” dhe sistematike të së ” vërtetës” ose ” lavdisë së madhe” mbi Isa Mustafën, Skënder Hysenin, Edita Tahirin, Sabri Hamitin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Adem Grabovcin, Xhavit Halitin ose ” naçallnikët” tjerë pushtetmbajtës dhe politikë atje që vazhdojnë të lozin, spekulojnë dhe manipulojnë përditë me ndjenjat ( emocionet), pronën ( pasurinë), shtetin, pushtetin dhe moralin e gjithëmbarëshëm shtetërore dhe nacional të popullit ( kombit) dhe atdhut tonë. Duke ua shitur , falur, plaçkitur, kontrabanduar ose stërshitur përditë shqiptarëve të shkretë lirinë, shtetin, moralin e tyre, dinjitetin, identitetin, ekskluzivitetin, sovranitetin, integritetin dhe pasurinë e gjithëmbarëshme shoqërore ose qytetare në Serbi, Mal të Zi, Turqi ose dikund tjetër!
Ndaj, vërtetë është koha e fundit për t´u zgjuar nga marrakotjet, nostalgjitë ose letargjitë e ndryshme objektive dhe subjektive dhe për të mësuar dhe reflektuar në ato gjëra që i bëjnë jetën, botën, natyrën, popullin ( kombin), shtetin dhe profesionin tonë me të dashur dhe me te bukur.
Komentet