Përveç Sllovenisë, e cila mund të mburret me nivelin e duhur të shtetndërtimit dhe funksionimit në suaza normale dhe, deri diku, Kroacisë, të gjitha shtet tjera të dala nga ish –Jugosllavia, secilën ditë janë duke rënë në provimin e shtetndërtimit dhe lirive dhe të drejtave qytetare. Shtetet funksionale mund të quhet ato shtete kur strukturat shtetërore janë në nivelin e duhur të detyrës, janë struktura moderne dhe me nivel të lartë civilizues, ku nuk ka mundësi të vijnë në shprehje kurrfarë strukturave të tjera parapolitike apo pseudoshtetërore. Nese e shikojmë gjendjën në Bosnje, ajo është largë nivelit të funksionimit të një shteti normal. Marrëveshja e Dejtonit nuk duket e qendrueshme për tri entitetit . Në shumë fusha Bosnja po funskionon si e ndarë. Që shumë kohë Republika Serpska është duke kërkuar referendum për shkëputja nga BH-ja . Kohën e fundit situata politike është duke eskaluar edhe më keq , ku vendi mund të futet sipas ekspertëve ushtarakë në konflikt të sërishem më përmasa të gjera, duke pasur parasysh edhe situaten e paqendrueshme politike dhe ushtarake në nivelin global.
Serbia asesi të lirohet nga e kaluara hegjemoniste , e cila dëshiron në të njëjtën kohë të ulët në dy karrige, në ate Perëndimore e më shumë të ulët në karrigën ruse të Putinit. Vizita e fundit në Moskë e kreut më të lartë serbë , dhe përfolja së Serbia po armatoset nga rusët, nuk është shenjë e mirë për paqën edhe ashtu të brishtë në rajon.Me këtë ajo synon futjen e veriut të Mitrovicës në ndikim të plotë të Beogradit zyrtar.Mvarësisht prej sutuatës politike, serbët bashkë me rusët do të përpiqën për ndërhyerje edhe ushtarake të shkallës së gjerë. Maqedonia gjithashtu gjatë është duke vluar nga icidentet e shumta ndëretnike. Rasti i Kumanovës dhe agresioni i forcave policore atje shpërfaqi tërë paftyrësinë e fashistit, Nikolla Gruevckit. Maqedonia në vazhdimësi është duke i nëpërkëmbur të drejtat legjitime të shiptarëve në këtë shtet artificial. Situata politike nuk po përmirësohet edhe pas ndërhyrjës së faktorit ndërkombëtar. Paratitë kryesore politike nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për tejkalimin e situatës së krijuar .Kohë më parë në Maqedoni pati protesta bukur të mëdha , por të cilat nuk arriten ta largojnë regjimin autoritar dhe antishqiptarë të Gruevskit .Fati i këtij shteti është shumë diskutabil,pa të drejtat e plota të shqiptarëve si popull shtetëformues .
Vala e protestave e ka përfshi që disa ditë edhe Malin e Zi. Opozita e Bashkuar po kërkon largimin e Millo Gjukanoviqit , i cili që shumë kohë është duke udhëhequr më këtë shtet. Opozita proserbe e ndihmuar nga Moska zyrtare , në të njëjtën kohë po e shfrytëzon situatën politike për ta kthyer ndikimin që kishte dikur . Pos kësaj Putin don tia ban të pamundur Malit të Zi inkuadrimin në NATO. Përvoja e deritashme është duke treguar së këto minishtete të dala nga ish –Jugosllavia kështu edhe Kosova dhe qytetarët nuk po bëjnë një jetë normale nga udhëheqjet aktuale të dobëta, të korruptuara dhe të kriminalizuara shtetërore që i kan.
Sjellja e liderëve të partive kryesore politike në Parlament si institucioni më i lartë i shtetit të Kosovës , ka degraduar këta liderë. I ka shpërfaqur edhe të pa pjekur politikisht, të padijshem, dhe jo përgjegjës para popullit dhe shtetit . Kredibiliteti i shtetit nuk mbahet me njerëz çfarë aktualisht i kemi në pushtet, por edhe gadi krejt pas luftën.Ngjarjet e fundit shumë e kan luhatur këtë gjë jo vetëm në Kosovë, por edhe në sytë e botës demokratike.
Duhet të pushojnë lidhjet farefisnore, të pushojnë lidhjët në baza partiake, dhe çdo lidhje tjetër .Deri sa nuk vijnë në shprehje që në krye të strukturave partiake dhe në krye të strukturave shtetërore të vijnë njerëzit prosofesionist dhe kredibil, nuk mund të presim rehati dhe as zhvillim normal të shtetit. Kur secili njeri e ka sigurinë përsonale , sigurinë pronësore dhe juridike, kur të gjithë janë të barabartë para ligjit , atëhere mund të flitet për stabilitet politik, për stabilitet dhe kredibilitet të shtetit. Bazamenti i gjithë kësaj arrihet më avansimin e rrjedhave të dobëta ekonomike dhe zbutjën enorme të pa punësisë. Shtet kredibil dhe funksional nuk mund të quhemi nese na ikin në mënyre masovike rinia, e cila është demoralizuar tejmase nga pa përspektiva e krijuar .I kemi të gjitha kapacitet dhe potencialet që të dalim nga ky rreth vicioz qe jemi futur nga kjo kastë politike. Pa një intervenim në sistemet e korruptuara dhe pa meritore , nuk kemi mundësi të avansimit të proceseve zhvillimore . Nese nuk ndërtojmë shtet për të gjithë , do të thellohet edhe më shumë kriza politike dhe kriza ekonomike …
Komentet