Eshtë një shtëpi në bregdet e vetmuar,
s’ka zëra femijesh, s’ hyn e s’del asnjeri.
Kanë ikur të gjithë dhe e kanë lënë,
duke e dënuar me harrim dhe vetmi..
Guret si guret… Nuk ndjejnë asgjë
për të dashurit, as dhimbje as trishtim.
Poshtë saj një ulli grindet me erërat,
duke u plakur nga pak çdo ditë.
Kush tha që gurët dhe drurët nuk ndjejnë?
Kush e njeh trishtimin e gurëve?
Po të kishin gojë, ulërima do nxirrnin?
Do plasnin dhe gurët siç plasin zemrat..
Më mirë që gurët dhe drurët nuk ndjejnë
Ndryshe… hataja do të ndodhte me ndarjet.
Komentet